E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i KESH, perfundon ne gusht

Muajin e ardhshem, qeveria do te hape tenderin nderkombetar per privatizimin e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, pjese e Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, deklaroi dje, ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, se privatizimi i ketij sektori eshte i menduar mire dhe si pasoje jane percaktuar dhe afatet kohore. Por, edhe dje, ashtu si dy dite me pare privatizimi i operatorit te sistemit te shperndarjes ka ngjallur debate ne Komisionin parlamentar te Ekonomise. Opozita ka kundershtuar realizimin e procesit ne kete moment. Sipas saj, privatizimi eshte i nxituar dhe po behet. pasi qeveria nuk mund ta menaxhoje me KESH-in dhe situaten energjetike ne vend. Nderkohe, sipas afateve kohore, tenderi do te celet menjehere pasi te miratohet nga parlamenti formula e privatizimit, e cila ka nisur te diskutohet ne komisionet parlamentare. Ekzekutivi parashikon qe ta perfundoje procesin e privatizimit te OSSH-se brenda pjeses se pare te ketij viti.
Afatet
Brenda muajit gusht. Operatori i Sistemit te Shperndarjes do te kaloje ne duart e privateve. "Eshte proces i programuar dhe si pasoje jane programuar edhe afatet pas miratimit te formules se privatizimit. Keshilli i Ministrave do nxjerre projektvendimin per vleresimin e investitorit strategjik qe do jene edhe termat e references se tenderit dhe si pasoje brenda muajit gusht i gjithe procesi do te jete mbyllur", deklaroi dje Ruli. Ashtu sic eshte bere e njohur. formula percakton se, paketa e aksioneve te parashikuara me siper transferohen nepermjet shitjes, me proceduren "tender i hapur nderkombetar", ku cmimi i blerjes paguhet ne euro dhe madhesia e saj percaktohet me vendim te qeverise.
Ndarja
Sipas kesaj formule, qeveria parashikon qe te vere ne dispozicion te kompanise qe do te privatizoje KESH-in nje kufi aksionesh, qe variojne qe nga 51 deri ne 76 per qind. Pjesa tjeter e aksioneve do te shkoje per kompensimin e ish-pronareve, ne trojet e te cileve jane ngritur objektet e KESH-it, si dhe punonjesit e korporates, te cilet kane mbi 5 vjet pune ne kete sektor. Ne kete menyre, sipas kesaj formule privatizimi, kompanive te interesuara per privatizimin e korporates, te cilat do te marrin pjese ne tenderin e privatizimit, do t'iu ofrohet vetem 51-76 per qind e aksioneve. Keto aksione do te vihen ne dispozicion per keta investitore strategjike, te cilet jane shoqeri apo bashkim shoqerish, qe zoterojne garanci te nevojshme financiare dhe jane te specializuar ne sektorin e energjise, ndersa pjesa tjeter do te ndahet ne aksione. sipas vleres se pronave per ish-pronaret. si dhe punonjesit.

76 Per qind eshte vlera maksimale e aksioneve te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare do te kalojne ne pronesi te investitorit qe do ta privatizoje. Formula e re pritet te miratohet nga Parlamenti per te hyre ne zbatim.
5 Vjet pune duhet te kene punonjesit e KESH-it per te perfituar aksione nga privatizimi. Pjesa e aksioneve qe nuk do te kalojne ne pronesi te investitoreve, do te perdoret per kompensimin e ish-pronareve, ne trojet e te cileve jane ngritur objektet e KESH-it, si dhe punonjesve te korporates.
370 Milione euro arrijne borxhet qe konsumatoret i detyrohen Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Me fillimin e procesit te privatizimit, jane listuar te gjithe debitoret, si dhe shumat perkatese qe i detyrohen KESH-it
Opozita: KESH, patate e nxehte per qeverine
Deputetet socialiste ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, shprehen kunder privatizimit te KESH-it, pasi qeveria nuk do te mbaje me pergjegjesi per kete sektor. Anetari socialist i ketij komisioni, theksoi dje se qeveria duhet te jape shpjegime perse kerkon qe te realizoje sa me shpejt kete proces, pasi situata nuk eshte aspak e qarte. Nga ana tjeter, ish-drejtori i KESH, Andis Harasani, deklaroi se "privatizimi eshte i qellimshem, pasi energjetika eshte nje patate e nxehte ne duart e qeverise, e cila do ta privatizoje sa me shpejt per te mos mbajtur me pergjegjesi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›