Aksidenti, vdes një vajzë në autostradë
TIRANE - Një vajzë ka humbur jetën në një aksident automobilistik mbrëmë në orën 20:00 të mbrëmjes, pasi mjeti i saj u përfshi në një aksident të rëndë. Sipas policisë së kryeqytetit, viktima po hynte në autostradë pasi po dilte nga ambientet e një qendre tregtare në anë të autostradës, ndërsa dy mjete që po vinin nga Tirana në drejtim të Vorës janë përplasur njëri pas tjetrit, duke shkatërruar tërësisht makinën me të cilën lëvizte viktima. Për pasojë drejtuesja ka humbur jetën në moment, ndërsa ka qenë e pamundur identifikimi i saj. Aksidenti u bë shkak që për disa orë mbrëmë të mbyllej autostrada, dukë bërë që lëvizja e mjeteve nga kryeqyteti në drejtim të Vorës të bëhej vetëm nëpërmjet rrugës dytësore. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes mbërritën efektivët e policisë së kryeqytetit si dhe ekspertë të qarkullimit rrugor, të cilët nisën hetimin mbi shkaqet e ngjarjes së rëndë. Paraprakisht policia ka përcaktuar se dy janë shkaqet kryesore që sollën aksidentin e rëndë, dalja e menjëhershme në rrugë e mjetit të viktimës dhe shpejtësia me të cilën lëviznin dy makinat që u përplasën me të. f.m.