Aksidenti, vdesin tre persona
Tre të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi dje në aksin Shkodër–Lezhë.
SHKODER/ RIDVAN DIBRA
Ngjarja u shënua rreth orë 14:30 në vendin e quajtur kthesa e Beltojës kur u përplasën një mjet tip “Benz”, me targë të Shkodrës dhe një autobus me targë të Mirditës, që po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Rrëshenit.
Viktimat janë: drejtuesi i “Benz”-it, Dritan Zahi, 24 vjeç, dhe dy pasagjerët Armand Hoxha, 21 vjeç dhe Ludovik Popaj 40 vjeç, që të tre nga fshati Ganjollë i Shkodrës. Policia ka munduar të identifikojë kufomat vetëm 2 orë pas ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, makina tip “Benz” bëri disa devijime në rrugë. Dëshmia e tyre bëri që policia të dyshojë se këto devijime mund të kenë ardhur si pasojë e ndonjë defekti në makinë apo ndonjë ataku kardiak të drejtuesit të mjetit. Po sipas dëshmitarëve, pas këtyre veprimeve të pakontrolluara që ka bërë autovetura, më së fundi ajo është përplasur me autobusin që po vinte nga Shkodra. Për pasojë, “Benz”-i përfundoi në një kanal buzë rrugës. Megjithë ndihmën e dhënë nga disa ambulanca dhe grupe mjekësore në vendin e ngjarjes, përpjekjet rezultuan të kota pasi viktimat kishin ndërruar jetë që në momentin e përplasjes. Policia e Shkodrës sqaroi se, pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit kanë shpëtuar pa dëmtime serioze pas përplasjes me “Benz”-in. Pas këqyrjes paraprake të makinë është konstatuar se, viktimat në veturë kishin të vendosur edhe rripat e sigurimit. Por përplasja ka qenë aq e madhe saqë automjeti është dëmtuar pothuaj plotësisht, duke mos e shmangur fatin tragjik të udhëtarëve. Për policinë, shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë ndonjë defekt teknik i automjetit, por nuk përjashtoi as mundësinë e ndonjë shqetësimi në zemër të drejtuesit të mjetit, i cili pak metra përpara se të përplasej me autobusin humbi kontrollin. Pasagjerët që ndodheshin në autobus pohuan se, ishin tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë. Sipas tyre, drejtuesi i autobusit bëri shumë përpjekje për të evituar përplasjen, por gjithçka rezultoi e kotë, për shkak edhe të shpejtësisë së të dy mjeteve. Forcat blu thanë se, një nga viktimat ndërroi jetë më vonë, por çdo përpjekje e bluzave të bardha për jetën e tij ishte e kotë. Pas ngjarjes, viktimat u çuan në morgun e Shkodrës, nga ku më pas trupat e tyre i morën familjarët.