E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohen dy ushtarë italianë të KFOR

 

LIBRAZHD - Aksident në autokolonën e forcave ushtarake të KFOR-it, të cilët po shkonin në Kosovë. Sipas policisë, dy ushtarë italianë janë në gjendje të rëndë për shkak të frakturave që pësuan në trup. Ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur kthesa e Pishkashit, rreth 15 kilometra larg nga qyteti i Librazhdit. Automjeti tip kamion që udhëtonte në autokolonë me mjetet e tjera të ushtrisë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë aksidentuar dy ushtarët italianë, Pelegrina Kapco, 23 vjeçe dhe Pjetro Januci, 31 vjeç. Ata u dërguan në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Kamioni me ushtarët ishte nisur nga porti i Durrësit, për të mbërritur në Kosovë, nëpërmjet Maqedonisë. Në vendngjarje mbërritën dhe përfaqësues të Ambasadës Italiane në Tiranë. Grupi hetimor pohoi se dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të mosnjohjes së terrenit.                                a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›