E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjonaj: Dua dëshmpërblim për burgun e tepërt

 

TIRANE - Din Gjonaj, i dënuar në procesin "Kokaina" paraqiti dje në Gjykatën e Tiranës një kërkesëpadi, ku kërkonte dëmshpërblim për burgim të padrejtë. Sipas tij, shkak ishte mbajtja në qeli rreth tre muaj pas përfundimit të dënimit me vite të dhëna nga Gjykata e Tiranës dhe që mbeti në fuqi në të gjitha shkallët e gjykimit. Gjonaj e fitoi lirinë më 20 qershor të vitit të kaluar pasi Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e tij për lirimin nga qelitë e burgut të Peqinit, ku vuajti dënimin kosovari Gjonaj. Pas dënimit nga Fakti, çështja "Kokaina" mbeti në fuqi në Apel dhe u refuzua të shqyrtohej nga Gjykata e Lartë. Pas kësaj Gjykata Kushtetuese e riktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Lartë ku dënimi për Gjonajn mbeti përfundimisht 9 vjet burg, edhe pse ligjet shqiptare parashikojnë se për veprën penale të përfshirjes së organizatë kriminale, pa kryer krime, dënimi maksimal nuk i kalon tetë vite burg. Por edhe pas kësaj, Gjonaj vuajti rreth tre muaj me tepër se dënimi 9-vjeçar, për shkak se duhej të shpallej me vendim gjykate shuarja e masës së sigurisë. Gjatë kohës së dënimit ai përfitoi ulje si pasojë e llogaritjes së kohës së paraburgimit dhe për shkak të sjelljes së mirë në qeli. Gjonaj qëndroi në qeli nga shkurti i vitit 2000 deri në qershor të vitit 2007 kur rifitoi lirinë.                            fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›