Aksidentohen në punë,përfundojnë në spital
17/03/2005 Bien nga çatia
ELBASAN - Dy të aksidentuar në punë kanë përfunduar në spitalin e Elbasanit duke marrë nidhmën mjekësore pas thyerjeve dhe hemorragjive që kanë pësuar. Burime spitalore bëjnë të ditur se Llazar Bardhi, 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dëshiran të rrethit të Elbasanit, ka rënë nga 4 metra lartësi, nga një banesë në ndërtim, duke pësuar thyerje të gjymtyrës dhe shëmbje në pjesën e kokës. Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, kur 48- vjeçari ishte duke bërë disa riparime të çatisë. Ndërkohë, po në të njëjtën ditë, një 50-vjeçar është dëmtuar teksa punonte në guroren e Letanit. Osman Madhi, lindur në fshatin Balzë, është sjellë me urgjencë në spital, pasi është dëmtuar nga një gur i rënë gjatë punës. Sipas mjekut, gjendja e tij është shqetësuese pas dëmtimeve të marra. Dy të dëmtuarit aksidentalisht janë nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa janë duke u sqaruar edhe rrethanat në të cilat kanë ndodhur këto ngjarje.