Aksidentohet me vdekje revizori i sigurimeve
17/03/2005 Bie nga lartëisa 4 metër
SARARDË – Mbrëmjen e së martës është aksidentuar në banesën e tij duke rënë nga një lartësi prej 4 metrash revizori i degës së sigurimeve shoqërore në Sarandë, 52-vjeçari Bedri Manaj. Sipas kolegëve të tij, ai menohet të ketë rënë nga pakujdesia nga çatia e banesës së tij në lagjen e Manastirit në afërsi të Ksamilit. Pas aksidentit, Manaj është transportuar për në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por mjekët ë këtij spitali kanë vendosur që 52-vjeçari të transportohet për në Spitalin Ushtarak të Tiranës për një kurim më të specializuar mjekësor. Plagët e marra gjarë rënies aksidentale kanë qenë shumë të rënda dhe Manaj ka ndërruar jetë ende pa mbërritur në spitalin e Tiranës.
Ai punonte si revizor në filialin e sigurimeve shoqërore që prej vitit 1998. Dje është bërë dhe përcjellja e viktimës për në banesën e fundit nga të afërmit e tij dhe personeli i institucionit ku ai punonte prej 6 vitesh.