Plagos veten me thikë 36-vjeçari
17/03/2005 KORÇË - Një 36-vjeçar plagos veten e tij për motive banale. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Turan, të rrethit të Korçës. Nga burime pranë Drejtorisë të Policisë të Qarkut Korçë bëhet e ditur se Admirim Bendo, po nga ky fshat, pas një grindjeje familjare për arsye të dobëta, ka marrë një thikë në kuzhinën e banesës së tij dhe ka plagosur veten në pjesën e kraharorit. Menjëherë pjesëtarët e familjes së tij e kanë dërguar në spitalin civil të qytetit të Korçës, ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore. Nga veprimet e para të grupit hetimor rezultoi se Bendo në momentin e vetëplagosjes nuk ndodhej në një gjendje të mirë psikike. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.