E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidentohen për vdekje dy pleqë 75-vjeçarë

17/03/2005  Fier/ Policia, shkak shpejtësia e drejtuesve të mjeteve

FIER - Dy të moshuar kanë qenë viktimat e dy aksidenteve të ndryshëm të ndodhur në Fier. Spas policisë mësohet se, shkak për këtë ka qenë shpejtësia me të cilën lëviznin mjetet.

Viktima Telha Lamaj 73 vjeç ka qenë duke lëvizur në qendrën të Roskovecit me një motoçikletë dhe në momentin që do të kalonte në anën tjetër të rrugës ëhstë përplasur nga një furgon që vinte në drejtim të tij. Furgoni drejtohej nga Yzeir Hajdini 50 vjeç, i cili është shoqërur menjëherë në komisariatin e Roskovecit nga forcat policore të këtij komisariati. Shkak për këtë aksident ka qenë lëvizja e gabuar e motoçikoletës dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte furgoni.

Aksidenti tjetër me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur mesditën e djeshme, në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur Hoxhara e Vjetër, rreth 4 km larg qendrës së Fierit. Ka qenë ora rreth 11.30 minuta, kur automjeti, tip “Ford”, kamionçinë me ngjyrë të kuqe, me targa FR 2694 C, që drejtohej prej shtetasit Edmond Likaj, duke udhëtuar në drejtim të Fierit, ka goditur për vdekje shtetasin Liko Sheqi, rreth 75 vjeç, i cili po ecte në këmbë anës rrugës.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 75-vjeçari, nga fshati Hoxharë, ishte duke lëvizur në anë të rrugës për të shkuar në shtëpinë e tij dhe ai nuk ka mundur që të dallojë makinën dhe të mbrohet në momentin fatal.

Burimet policore pohuan se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i mjetit “Ford” për të shmangur një gropë në rrugë ka goditur shtetasin Liko.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes mësohet se drejtuesi i mjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke shkuar në spitalin e Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore, pasi ishte dëmtuar edhe vet nga përplasja.

Burimet policore pohuan se shoferi 29-vjeçar Likaj është ndaluar pikërisht në spital dhe më pas, së bashku me automjetin e tij është shoqëruar për në komisariatin e policisë Fier. Dëshmitarët okularë të këtij aksidenti me pasojë vdekjeje pohojnë se 75- vjeçari Liko Sheqi është lënë pas aksidentit në rrugë, pothuajse i vdekur, anës një kanali. Ai është goditur rëndë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Ka qenë një drejtues mjeti furgon,

me targa të Tiranës, i cili e ka marrë dhe e ka sjellë për ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë së spitalit të Fierit. Bluzat e bardha pohuan se i aksidentuari ka mbërritur i vdekur në spital dhe si rezultat më pas trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të qytetit për t’u marrë më pas prej të afërmve të

tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›