Struktura bujqësore, ndryshoi dhe elementët kimike të tokës
17/03/2005 Konferenca
Para viteve ’90, tokat bujqësore kultivoheshin me perime, foragjerë dhe me disa bimë të kushtueshme si drithëra dhe duhan, ku drithërat zinin peshën kryesore, ndërkohë që kultivimi i pambukut, lulediellit dhe orizit u ndalua plotësisht pas viteve ‘90. Sot mbillen ato bimë që kërkon tregu. Ndërkohë popullsia e fshatrave ka emigruar dhe 45 për qind e tokave bujqësore është e pa mbjellë, pra tokë djerrë. Ndryshimet strukturale të bujqësisë, nuk kanë kaluar pa pasoja dhe për vet tokën. Ndryshimi i strukturave të kultivimit, i nivelit të inputeve të përdorura dhe praktikat e ndryshme të kultivimit kanë ndyshuar balancën e elementeve në tokat bujqësore. Përpara viteve 1990, kimikatet e fertilizimit, të pjellorisë së tokës ndryshonin në 400 mijë tonë ose 140–160 kilogramë për hektarë material aktiv (NPK). Ndërsa sot ky nivel është 70-80 kilogramë për hektarë. Kjo ka bërë që në disa sipërfaqe toke të kemi një balancë negative me një tendencë për uljen e vetive ushqyese. Acidi dhe vajërat magneziale janë në nivele kritike në tokat e pjesës verilindore të vendit. Ndërkohë erozioni i ulë dhe më tepër elementet ushqyese të tokës. Këto probleme dhe të tjera si këto po trajtohen në konferencën ndërkombëare “Bilanci i elementeve si një tregues për një manaxhim afatgjatë i tokës bujqësore”. Në këtë konferencë referuan mbi problemet e tyre dhe studiues nga vende si Amerika, Zvicra, Çekia, Hungaria, Serbia, Mali i Zi dhe deri nga Lituania. “Vendet perëndimore kanë zbatuar politika për menaxhimin e tokës mbi bazën e parimeve të qëndrueshmërisë. Ndërkohë dhe vendet e Evropës Lindore dhe Shqipëria duhet të ndërmarrin politika të tilla dhe kjo është një konferencë ku studiues nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Lindjes pasqyrojnë problemet që ka vendi i tyre në lidhje me këto probleme”, thotë Sokrat Sina, kryetari i Komitetit Shtetëror të Pronave, i cili është dhe asistent profesor i ETHZ. Kjo konferencë i paraprin Kongresit të 18 Botëror të Tokës që do të mbahet në Filadelfia të SHBA-së në korrik të vitit 2006. Konferenca nisi dy ditë më parë dhe do të vazhdojë katër ditë. Ajo organizohet me iniciativën e Divizionit 4 të Bashkimit Ndërkombëtar të Shkencës së Tokës dhe Universitetit Politeknik Federal të Zyrihut, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Mjedisit në Zvicër dhe këto dy ministri analoge në Shqipëri. Një konferencë e këtij niveli organizohet në vendin tonë për të sensibilizuar opinionin shkencor dhe atë ligjvënës për rëndësinë që ka mbrojtja e tokës dhe e ambientit në një bujqësi të qëndrueshme dhe afatgjatë. Të pranishëm ishin specialistë, shkencëtarë të tokës, agronomë, inxhnierë pyjesh, inxhinierë të mjedisit, ligjvënës, përfaqësues të Universiteteve dhe institucioneve shkencore në nivel ndërkombëtar. Për organizimin e këtij evenimenti shkencor është llogarirur një kosto totale prej 90000 euro, nga cilat 40 mijë euro i jep qeveria zvicerane, 5 milionë lekë Qeveria shqiptare, 5000 euro Dvizioni i katërt i Bashkimit Ndërkombëtar të Shkencave të Tokës dhe diferenca prej 5000 euro është menduar të përballohet nga USAID dhe CE.