Varroset emigranti i copëtuar në galeritë e minierave të Bulqizës
Qindra banorë të Komunës
Fushë-Bulqizë, prindër,
të afërt, miq, shokë, kanë
përcjellë sot për në banesën
e fundit 38-vjeçarin Arjan
Duva, emigrant në Greqi, i cili
kishtehumbi jetën tragjikisht në përpjekje
për të nxjerrë krom në një
galeri të mbyllur, për mungesë të
kushteve të sigurisë në punë, së
bashku me shokun e tij, 40-vjeçarin
Astrit Kuka, i cili mori plagë të
lehta. Në sytë e të gjithëve kishte
vetëm lot, për njeriun e dashur
të tyre, i cili u shua në një nga
galeritë e minierës, në përpjekje
për t‘i marrë asaj mineralin e
kromit, duke lënë kështu jetimë
dy fëmijët e tij, 14 dhe 11 vjeç. Por,
peshën më të madhe të dhimbjes
duket se e mban e ëma, jo thjesht
vetëm si nënë. Të dielën që ndodhi
tragjedia, e ëma kishte pirë
një kafe në mëngjes së bashku
me Arjanin dhe shokun e tij,
Astrit Kuka, në një nga kafenetë
e qytetit. Në ndarje, aty rreth orës
08:00, kur ata po i drejtoheshin
galerisë së vdekjes, nëna i kishte
kapur për dore dy djemtë dhe u
ishte lutur atyre të mos shkonin
në punë, pasi ishte ditë me shi.
"Nuk më dëgjuan, moj gra, përsërit
ajo herë pas here, në odën e
grave ku qahet i biri i saj i vdekur.
Ah vdeksha unë, si
i lashë të shkonin
në punë. Diç më
ndillte zemra,
nuk duhej t‘i kisha
lënë të iknin.
Një grua tjetër
vajton minierën
e cila për djemtë
dhe burrat e Bulqizës,
është kthyer
në një varr
gjigant, ku nga
hapja e saj e deri
më sot numërohen qindra jetë
njerëzore të humbura. Vetëm për
vitin e kaluar, brenda në galeri
dhe sipërfaqe të kësaj miniere,
kanë ndodhur 14 aksidente me
humbje jetësh të minatorëve.
Kjo e ditës së diel, ku humbi jetën
Arjan Duva, i thithur nga furnela
i galerisë 6/2, në zonën e parë
të minierës, është vdekja e parë
e ndodhur për këtë vit. Dhe po
vazhdoi kështu, ku nëntoka me
dhjetëra galeri në pjesën jugore të
minierës, të mbyllura për mungesë
të kushteve të sigurisë në punë
dhe mbitoka me shfrytëzimin
e jashtëligjshëm të stoqeve të
kromit, numri i aksidenteve me
humbje të jetëve njerëzore, do
vijnë gjithmonë e në rritje. Prej
kohësh miniera e Bulqizës është
e zhytur në kaos, ku "lufta" për
zaptim galerish dhe stoqesh ka
çuar jo vetëm në humbje jetësh
të minatorëve, por edhe në përplasje
të forta mes grupesh rivale.
Në vazhdimësi aksidentet në minierë
janë cilësuar si rast i shkeljeve
të rregullave
të sigurimit teknik
nga minatorët
viktima të këtyre
aksidenteve, ku
faji mbulohet së
bashku me varrimin
e viktimës.
Kështu, deri më
tani askush nuk
është vënë përpara
përgjegjësisë,
për aksidentet e
ndodhura edhe
pse numri i tyre vjen në rritje
dhe s‘ka të ndalur. Ende burime
nga policia nuk japin asnjë detaj
për shkaktarët e kësaj tragjedie,
duke e konsideruar atë thjesht si
aksidentale, ndonëse përpjekjet
e saj për ndalimin e punës së
jashtëligjshme në stoqet e kromit
kanë rezultuar të pasuksesshme.
Ndërkohë, galeria duke qenë në
zonën e kompanisë së huaj koncensionare
ACR, ruhet edhe me
polici private.
Fushë-Bulqizë, prindër,
të afërt, miq, shokë, kanë
përcjellë sot për në banesën
e fundit 38-vjeçarin Arjan
Duva, emigrant në Greqi, i cili
kishtehumbi jetën tragjikisht në përpjekje
për të nxjerrë krom në një
galeri të mbyllur, për mungesë të
kushteve të sigurisë në punë, së
bashku me shokun e tij, 40-vjeçarin
Astrit Kuka, i cili mori plagë të
lehta. Në sytë e të gjithëve kishte
vetëm lot, për njeriun e dashur
të tyre, i cili u shua në një nga
galeritë e minierës, në përpjekje
për t‘i marrë asaj mineralin e
kromit, duke lënë kështu jetimë
dy fëmijët e tij, 14 dhe 11 vjeç. Por,
peshën më të madhe të dhimbjes
duket se e mban e ëma, jo thjesht
vetëm si nënë. Të dielën që ndodhi
tragjedia, e ëma kishte pirë
një kafe në mëngjes së bashku
me Arjanin dhe shokun e tij,
Astrit Kuka, në një nga kafenetë
e qytetit. Në ndarje, aty rreth orës
08:00, kur ata po i drejtoheshin
galerisë së vdekjes, nëna i kishte
kapur për dore dy djemtë dhe u
ishte lutur atyre të mos shkonin
në punë, pasi ishte ditë me shi.
"Nuk më dëgjuan, moj gra, përsërit
ajo herë pas here, në odën e
grave ku qahet i biri i saj i vdekur.
Ah vdeksha unë, si
i lashë të shkonin
në punë. Diç më
ndillte zemra,
nuk duhej t‘i kisha
lënë të iknin.
Një grua tjetër
vajton minierën
e cila për djemtë
dhe burrat e Bulqizës,
është kthyer
në një varr
gjigant, ku nga
hapja e saj e deri
më sot numërohen qindra jetë
njerëzore të humbura. Vetëm për
vitin e kaluar, brenda në galeri
dhe sipërfaqe të kësaj miniere,
kanë ndodhur 14 aksidente me
humbje jetësh të minatorëve.
Kjo e ditës së diel, ku humbi jetën
Arjan Duva, i thithur nga furnela
i galerisë 6/2, në zonën e parë
të minierës, është vdekja e parë
e ndodhur për këtë vit. Dhe po
vazhdoi kështu, ku nëntoka me
dhjetëra galeri në pjesën jugore të
minierës, të mbyllura për mungesë
të kushteve të sigurisë në punë
dhe mbitoka me shfrytëzimin
e jashtëligjshëm të stoqeve të
kromit, numri i aksidenteve me
humbje të jetëve njerëzore, do
vijnë gjithmonë e në rritje. Prej
kohësh miniera e Bulqizës është
e zhytur në kaos, ku "lufta" për
zaptim galerish dhe stoqesh ka
çuar jo vetëm në humbje jetësh
të minatorëve, por edhe në përplasje
të forta mes grupesh rivale.
Në vazhdimësi aksidentet në minierë
janë cilësuar si rast i shkeljeve
të rregullave
të sigurimit teknik
nga minatorët
viktima të këtyre
aksidenteve, ku
faji mbulohet së
bashku me varrimin
e viktimës.
Kështu, deri më
tani askush nuk
është vënë përpara
përgjegjësisë,
për aksidentet e
ndodhura edhe
pse numri i tyre vjen në rritje
dhe s‘ka të ndalur. Ende burime
nga policia nuk japin asnjë detaj
për shkaktarët e kësaj tragjedie,
duke e konsideruar atë thjesht si
aksidentale, ndonëse përpjekjet
e saj për ndalimin e punës së
jashtëligjshme në stoqet e kromit
kanë rezultuar të pasuksesshme.
Ndërkohë, galeria duke qenë në
zonën e kompanisë së huaj koncensionare
ACR, ruhet edhe me
polici private.