Aksidentohet, mbetet sakat emigranti 35-vjeçar
19/03/2005 Përplaset me autoveturën
ATHINË - Si pasojë e një aksidenti të bërë dy ditë më parë në një nga rrugët e Athinës, emigranti shqiptar 35-vjeçar Petrit Gjoni, rrezikon të mbetet sakat për gjithë jetën. Burime nga të afërmit e të aksidentuarit bëjnë të ditur për gazetën se, ditën e enjte, teksa kthehej nga puna me motorin e tij tip “Honda”, është përplasur me një automjet, tip BMV, cili ka dashur të parakalojë emigrantin shqiptar. Petrit Gjoni, banor i qytetit të Laçit, ka qenë në rrugën e lagjes “Pagrati”, të qytetit të Athinës, kur po kthehej nga puna në orët e vona të pasdites, edhe pse nuk ka qenë me shumë shpejtësi, ka qenë BMV-ja me targa greke, e cila ka dashur të parakalonte dhe si pasojë e ka marrë përpara emigrantin bashkë me motorin, duke bërë saltro disa herë, derisa ka përfunduar i gjakosur në asfalt. Kanë qenë shqiptarë të rastësishëm, ata që kanë shkuar dhe kanë marrë trupin e babait të 3 fëmijëve, i cili ka qenë pa ndjenja. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, si dhe policia greke, e cila ka bërë shoqërimin në komisariat të autorit grek. Burime nga shokët e 35- vjeçarit, bëjnë të ditur për gazetën “Metropol” se Petrit Gjoni është shtruar në spitalin Kat, në zonën e Marusit në kryeqytetin grek. Nga konsultat e para mjekësore ka rezultuar se Gjoni ka marrë goditje të rënda në trup dhe këmbë, ndërsa rrezikon të humbas njërën nga këmbët. Sipas familjarëve, Gjoni ka në emigrim 10 vjet dhe jeton bashkë me familjen në Pagrati, të Athinës.