E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Do rikandidojnë themeluesit e PD

19/03/2005  Kreu i PD thekson emrat e rinj për deputetë

Zoti Berisha flitet për një risi në kandidatët e PD, mund të na thoni diçka më tepër?

Partia Demokratike vjen në këtë fushatë e plotë sa në vitin 1992, por cilësisht shumë më e lartë. Do të kandidohen personalitetet më të shquara të botës së Partisë Demokratike, do të kandidohen themelues, ata që themeluan këtë parti dhe që përbëjnë një risi shumë të rëndësishme të kësaj fushate. Personalitete që kanë faktuar arritje konkrete kombëtare dhe ndërkombëtare, do të kandidojnë anëtarë të Komitetit të Orientimit të Politikave. PD-ja ka një marrëveshje mirëkuptimi me të gjithë ata që kontribuan në shembjen e sistemit komunist dhe vendosjes së demokracisë në reformat e tyre, të sistemit demokratik.

Cilët kanë këta emra?

Janë disa themelues të PD, të cilët jan afruar në këtë proces. Këta kanë kontribute të rëndësishme në themelimin e demokracisës dhe në reformat. Themeluesit e PD-së po kthehen, sepse e konsiderojnë detyrë për të përfunduar atë që nisën në vitin 1990. Është e vërtetë që ka pasur kundërshtira midis këtij apo atij, por këto janë kaq të vogla dhe këto i ka zbehur kaq shumë koha, në krahasim me objektivat e mëdha, që do të përmbushim sa që është një lloj ushtrimi i vetvetishëm që buron nga realiteti aktual.

Si i konsideroni zhvillimet në paraqitjen e emrave të rinj nga të dy krahët e politikës?

Emrat të rinj kanë të dyja palët, por me një prurje totalisht të kundërt. Në qoftë se Kryeministri aktual po kandidon emra, të cilët mbarëshqiptarët i njohin si furnitorët kryesorë të klanit të Kryeministrit me para, që iu marrin taksapaguesve shqiptarë dhe tani i urdhëron harasanët dhe idrizët të blejnë mandate me para të vjedhura, kjo nuk ndodh dhe nuk do të ndodh në Partinë Demokratike. Është e sigurtë që do të jetë zoti Bamir Topi, Ylli Pango, janë të sigurtë dhe themelues të PD-së, të cilët do të kandidojnë në Tiranë do të jenë nga KOP-i nga drejtues të Tiranës.

Marrë nga TV Klan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›