Komisioni i Helsinkit SHBA seancë të posaçme për Shqipërinë
19/03/2005 Komisioni i Helsinkit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka parashikuar një seancë të posaçme dëgjimore me përfaqësuesit e OSBE-së që po monitorojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, si dhe me politikanët shqiptarë. Komisioni i Helsinkit i SHBA, njofton se "ditën e hënë, më 21 mars 2005 panelist do të jenë Nikolai Vulchanov, përfaqësues i departamentit elektoral të OSBE-së, përfaqësuesi i zyrës së të drejtave të njeriut dhe demoracisë Dickson Bailey, si dhe drejtuesi i projektit për Shqipërinë të IFES. Jennifer Butz, për palën shqiptare do të jenë përfaqësuesi i Institutit për çështjet ndërkombëtare të demokracisë si dhe Nesti Gjeluci, i Institutit Republikan Internacional". Në njoftimin e dhënë për shtypin thuhet se "Komisioni i Helsinkit të Shteteve të Bashkuara, është një agjenci e pavarur federale, që monitoron vazhdimisht në baza ligjore dhe ikurajon vendet drejt progresit e demokracisë, duke i futur ato në rrjedhat e implementimit të akordeve të Helsinkit. Ky Komission, është i krijuar më 1976, dhe është një "kompozim" i nëntë senatorwve dhe nëntë kongresmenwve, dhe ka nga një përfaqësues nga administrata amerikane, një nga Departamenti i Shtetit, një nga Departamenti i Mbrojtjes dhe një përfaqësues tjetër nga ai i Tregtisë".