Sfida e fajkonjve

19/03/2005 Përveç vetë Presidentit, zëvendëspresidenti Dik Çenei, eventualisht është parë nga shumë si motori që lëviz grupin dinamik
Departamenti i Shtetit nuk qe fare pa influencë. Kolin Pauell erdhi në post me një përqindje miratimi më të lartë se ajo e Presidentit dhe e ruajti gjatë të gjithë kohës së qëndrimit të tij në të
A do të uzurpohet lufta kundër terrorizmit nga çështje të tjera ekonomike dhe politike që diktojnë prioritete të reja? Do të fillojnë të japin fryte politikat e tyre? Teksa këto përgjigje do të zbulohen, kështu do të zbulohet edhe përgjigjja nëse çarjet midis establishmentit republikan të politikës së jashtme përfaqësojnë lëkundje momentale, apo tektonika transformuese brenda partisë, që tani kontrollon komitetin përgjegjës për drejtimin e botës
Dejvid Xh. Rotkopf
Vijon nga numri i kaluar
Përtej luftërave territoriale ideologjike midis tradicionalistëve dhe transformacionalistëve, ndarjet brenda rretheve të brendshme të NSC janë gjithashtu një pasojë e personaliteteve dhe stileve të menaxhimit të lojtarëve kyç. Edhe njëherë akoma, kontrastet me mënyrat e famshme harmonike të ekipit Bush 41 janë evidente. “Në të vërtetë, do të doja të kisha një NSC që të funksiononte shumë ashtu si NSC e Brentit”, mediton Raisi, ndërsa shërben akoma si Këshilltare e Sigurisë Kombëtare, “profil i ulët, shumë më tepër në funksion koordinues, shumë më pak operacionale, më i vogël”. Për të arritur këtë qëllim, ajo u përpoq të injektojë në ekipin e saj një kulturë e të qënit në varësi të Presidentit. “Harxhoja shumë kohë kur takohesha me çdo drejtor të ri... dhe ata djem do t’ju tregojnë ju se gjithmonë thosha: “Përgjegjësia juaj e parë është të jeshë në varësi të Presidentit.
Në qoftë se kjo do të thotë se Presidenti kish marrë një letër dhe e donte atë me shkrim 12-ësh dhe ajo ishte me shkrim 10-ësh, atëherë është detyra juaj ta rregulloni”. Megjithëse gjerësisht e lavdëruar brenda Administratës për sigurimin e një mbështetje të vëmendshme për Presidentin, Raisi është kritikuar nga brenda nga disa, që besojnë se ajo e transformoi NSC në një organizatë, që u shërben kërkesave individuale të Presidentit në kurriz të shërbimit më të mirë të interesit kombëtar. “Ekzistojnë dy modele për të qenë këshilltar i Sigurisë Kombëtare”, vëren Skoukrofti, “t’i shërbesh Presidentit apo të drejtosh institucionin. Marifeti është që të përpiqesh t’i bësh të dyja”.
Shumë brenda Administratës, që akoma punojnë në NSC, ose brenda agjencive anëtare të NSC, e shtrojnë në një mënyrë tjetër: Si këshilltare e Sigurisë Kombëtare, Rais ishte shumë e preokupuar me të qenin çdo minut në krah të Presidentit, duke i pëshpëritur në vesh, duke qenë “alter egoja e tij në çështjet e politikës së jashtme”, sa që e la të dobësohej roli i NSC si trupe koordinuese. “Nuk po them se ajo nuk po kërkon të luajë rolin e një ndërmjetësi të ndershëm: thotë njëri. “Ajo është serioze, e përkushtuar dhe shumë e zgjuar, por nuk mund të jetë në dy vende njëherësh… Njerëzit në këtë Administratë janë veteranë, lojtarë me përvojë dhe nuk mund t’i lini në aparatet e tyre se, përndryshe, do t’ju hanë të gjallë”. Një person i lartë i angazhuar thellë me Komisionin bipartizan, lidhur me 11 Shtatorin qe akoma dhe më i prerë: “Në konkluduam si grup se Këshilli i Sigurisë Kombëtare qe disfunksional”.
“Njeriu më mizor”
Departamenti i Shtetit nuk qe fare pa influencë. Kolin Pauelli erdhi në post me një përqindje miratimi më të lartë se ajo e Presidentit dhe e ruajti gjatë të gjithë kohës së qëndrimit të tij në të.
Në të vërtetë, popullariteti i tij aktualisht mund të ketë qenë një problem për të kur kur erdhi puna në ruajtjen e besimit të besnikëve të Presidentit, të cilët e panë atë si një fuqi politike në hesap të vet. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, që punoi shumë afër me Pauellin sugjeron se popullariteti i Sekretarit të Shtetit e komplikoi marrëdhënien e tij me botën e jashtme, në atë që Pauelli u perceptua si zëri i arsyes që mund të mbretëronte në impulset transformacionaliste të Administratës.
“Shumë njerëz shikojnë te Kolin Pauelli dhe shikojnë tek ai Kolin Pauellin kukullën Ushtari Xhoe”, nënvizon ai. “Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, përpara luftës [në Irak] … aktualisht ai u shtrëngua të bëhej mjaft i qartë me evropianët dhe të thoshte: “Nuk jam njeriu që mendoni se jam. Nuk jam duke luftuar kauzën tuaj në qeverinë amerikane. Mendoj ndryshe nga ju. Mendoj se ne duhet të ndeshemi me Irakun. Mendoj se Presidenti do të vendosë nëse duhet ta bëjmë këtë gjë ushtarakisht ose jo. Por, ju, djema, duhet të më kuptoni, nuk jam zëdhënësi evropian brenda Administratës”.
Influenca e reduktuar e Pauellit, teksa ndodhej në Departamentin e Shtetit, ishte gjithashtu një pasojë e mbikëqyrjes së një burokracie të gjerë në një botë, që kërkon një kundërpërgjigje të shpejtë ndaj krizave. Mark Grosman, nënsekretari i Pauellit për Çështjet Politike, e ka diskutuar këtë tendencë me Pauellin dhe vëren: “Ciklet e vendimit ecin aq shpejt sa që tani mënyra e bërjes së punëve në Departamentin e Shtetit qe mjaft e ulët.… Një prej gjërave që jemi përpjekur të bëjmë është që t’i themi gjithësekujt këtu se, në qoftë se nuk e ndryshojmë mënyrën e bërjes së gjërave, atëhere do të dalim jashtë punëve. Do të ketë akoma një ndërtesë dhe njerëz që do të vijnë të punojnë në të, por kjo do të jetë vetëm një burokraci tjetër e parëndësishme”.
Por pengesa që e acaroi Pauellin më shumë qe një partneritet i tillë që zhvillohej prej 30 vjetësh: partneriteti Çenei–Ramsfeld. Siç thuhet se tallet Çenei, “kur shikoj te Don Ramsfeldi, shikoj një Sekretar Mbrojtjeje të madh. Kur Ramsfeldi shikon tek unë, shikon një ish-asistent të Don Ramsfeldit”, ose, siç vëren një tjetër mik i ngushtë i Çeneit: “Nganjëherë kur i shikoni bashkë në ndonjë pritje, nuk jeni të sigurtë se kush punon për njëri-tjetrin”. Kisingeri është dëgjuar ta përshkruajë Ramsfeldin si “njeriun më mizor”, që kish hasur ndonjëherë në qeveri. Është një pikëpamje që nuk është diskutuar pothuajse nga asnjeri dhe pothuajse të gjithë ata që e njohin Ramsfeldin pranojnë se ai është jashtëzakonisht inteligjent, punëtor dhe i aftë, por marrëdhënia e tij unike me një prej zëvendëspresidentëve më të fuqishëm të historisë dhe rrjeti i jashtëzakonshëm që lidh zyrat e tyre dhe pjesën tjetër të Administratës e ka çvendosur qendrën e gravitetit, atje ku këta dy njerëz qëndrojnë, në të vërtetë apo figurativisht.
Një ish-zyrtar i lartë në Administratën Bush 41, duke reflektuar lidhur me mandatin e parë të Bush 43, e shtron në këtë mënyrë: “Njerëz në stafin e NSC besojnë se Sekretari i Mbrojtjes ka 4 pika hyrjeje në Shtëpinë e Bardhë.
Mund të shkojë te Kondi për gjërat e lehta. Mund të shkojë te Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Endi Kard, për gjëra që janë një çikë më të vështira. Mund të shkojë te Çenei, në qoftëse ato janë vërtet të vështira dhe, së fundi, për një eis drejt e në gropë, kontakt i drejtpërdrejtë me Presidentin, në qoftë se është e nevojshme. Nuk mund ta drejtoni një sistem si ky dhe të shpresoni që ai të punojë”. Shumë zyrtarë të larë të Administratës qenë acaruar nga antipatia e përsëritur e Departamentit të Mbrojtjes (DoD) për të luajtur me rregulla, duke arritur në takime të papërgatitur, duke refuzuar të diskutojnë apo avancojnë çështje dhe duke punuar me kanale sekrete.
Një punonjës i NSC u ankua se e harxhonte gjysmën e kohës “duke pastruar baltërat e DoD-it, shumë prej të cilave aktualisht në Pentagon, duke u përpjekur të zbusë lidershipin ushtarak, që ishte injoruar ose djegur nga Rumi dhe djemtë e tij”. Një tjetër ankesë e një instance, në të cilën, pas një takimi zëvendësash, një zyrtar i lartë i Pentagonit thirri zëvendëskëshilltarin e atëhershëm të Sigurisë Kombëtare, Stiven Hedli, në Shtëpinë e Bardhë dhe i kërkoi që ta ndryshonte minutën e takimit për të arritur në një konkluzion të modifikuar. Hedli më pas u përball me një zyrtar tjetër, i cili, me sa duket, i tha: “Hej, kjo nuk është Rusia staliniste, nuk mund ta rishkruani historinë!”. Aciditeti midis zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes (OSD) dhe agjencive të tjera është bërë legjendë. Sipas një individi, që shërbeu në stafin NSC të Bush 43, ata qenë “thjesht jashtë kontrollit, një ankth i pafund”. Një tjetër punonjës i NSC, nga mandati i parë i Xhorxh U.Bush, thotë se “OSD qe kot... Do të thonim se ata qenë jashtë mendjeve të tyre të qelbura si nga perspektiva politike, ashtu dhe nga perspektiva procesuale. Efektivisht, Ramsfeldi tha: “Unë nuk e vras mendjen fare se çfarë thotë NSC. Do të bëj atë çka ndjej se është e drejta ime për të bërë si zinxhiri komandues për Presidentin”. Ai qe si kapitalisti rriskues i vetes. I pëlqente të trazohej në zona të ndryshme dhe të hidhte gjëra andej–këtej... Ne do ta karakterizonim Ramsfeldin si “Secretary Strangelove””.
Fuqia prapa fronit
Përveç vetë Presidentit, zëvendëspresidenti Dik Çenei eventualisht është parë nga shumë si motori që lëviz grupin dinamik. Gjenerali Xhei Garner, për një kohë të shkurtër i ngarkuar me rindërtimin iraken, e tregoi ankthin e tij se ishte bllokuar nga Ramfeldi në marrjen e dy ekspertëve “jashtëzakonisht të përgatitur”, lidhur me Irakun të Departamentit të Shtetit, i cili shpjegoi se vendimi ishte marrë nga “rangje sipër tij”.
Më vonë, Garneri mësoi se udhëzimi kishte dalë nga zyra e Zëvendëspresidentit. Çenei ka pasur stafin më të madh të sigurisë kombëtare që mund të ketë pasur ndonjë zëvendëspresident në historinë amerikane, më të madh dhe se i gjithë stafi NSC i dikurshëm i Presidentit Xhon F. Kenedi.
Gjithashtu, ai ka një rrjet bashkëpunëtorësh të ngushtë që shtrihen në të gjithë qeverinë dhe që i raportojnë atij ose Ljuis “Skuter” Libit, shefit të stafit të tij, rangu i të cilit (asistent i Presidentit), është teknikisht ekuivalent me rangun e këshilltarit të sigurisë kombëtare. Vlerësimet e numrit total të personelit, konsulentëve dhe i atyre të dhëna nga agjensitë e tjera për zyrën e Zëvendëspresidentit që të punojnë lidhur me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare shkojnë nga 15 deri në 35; është e pamundur ta dish me saktësi, përderisa rregullat e Aktit të Lirisë së Informimit nuk e mbulojnë zyrën e Zëvendëspresidentit dhe kështu që ajo nuk ka nevojë të zbulojë detajet e operacioneve të saj.
Raisi e përshkruan Çenein si aset i “mrekullueshëm”, në këtë “ai ka qenë i aftë të ulet si aktor kryesor pa një domen burokratik për të mbrojtur, kështu që gjithmonë është thjesht një zë mrekullisht i urtë në këshillin e krerëve”. Të tjerë e shikojnë ndryshe, përfshi shumë zyrtarë brenda Administratës, të cilët besojnë se vlera e vërtetë e takimeve të komitetit të krerëve është që lejojë ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit të ketë një diskutim të lirë e të hapur rreth këshillës që duan t’i japin Presidentit. Fatkeqësisht, kur Çenei është në tavolinë, siç e karakterizon Raisi, ai nuk është vetëm një shef i vjetër i mençur pa portofol.
Ai shikohet si një gorillë 400 kilogramëshe, pikëpamjet e të cilit peshojnë me shumë se ato të të tjerëve dhe që për pasojë shmangin diskutime dhe ndrydhin kundërshtim të hapur, padashje ose jo. Riçard Haas, i cili ka shërbyer në administratat e dy presidentëve Bush dhe që aktualisht është President i Këshillit në Marrëdhëniet me Jashtë, kujton se Çenei ka “tri gurë në dorë. Ka stafin e tij në çdo takim. Shkon në takimet e krerëve dhe ka takimet e tij personale me Presidentin. Duke pasur parasysh pikëpamjet që dalin nga zyra e zëvendëspresidentit, ajo futi një lloj paragjykimi për sistemin...
Si rezultat, e ndjeja këtë pothuajse në çdo takim, Departamenti i Shtetit fillonte prapa dy e gjysmë me një”. Disa janë të çorientuar nga shfaqja e zëvendëspresidentit në rolin e tij aktual, sidomos ata që e panë si Sekretar kabinet profesionist, por joideologjik gjatë Administratës së Xhorxh H.U.Bush. disa brenda establishmentit republikan e pranojnë se 11 shtatori qe katalitik, duke zbuluar pikëpamjet thelbësore apo cilësitë karakteriale brenda anëtarëve të grupit. “Tradicionalistët besojnë në operimin brenda traditave të politikës së jashtme amerikane të shekullit të XX-të”, vëren Skoukroft. “këta procedojnë në politikën e jashtme në unison ose duke shtrirë tek miqtë, aleatët tanë dhe organizatat ndërkombëtare. Transformacionalistët argumentojnë se 11 shtatori tregoi se mjedisi botëror po përkeqësohet me shpejtësi dhe duhet të jemi guximtarë. Miqtë dhe aleatët vetëm do të na ndalonin. Ne e dimë se çfarë duhet bërë dhe e kemi fuqinë për ta bërë atë. Çka duhet bërë është transformimi i Lindjes së Mesme në një seri demokracishë. Kjo do të sjellë paqe e stabilitet dhe, kur një gjë e tillë të ketë përfunduar, do të duartrokitet nga bota”.
Bush II, Pjesa e II-të
Sulmet ndaj World Trade Center dhe Pentagonit prodhuan ndryshime imediate dhe të dukshme brenda Shtëpisë së Bardhë. Çenei hyri me shpejtësi në veprim më 11 shtator dhe menjëherë u bë nga të qënurit një Zëvendëspresident konservator me shumë influencë në të qënurin vatra e procesit politikëformues ideologjikisht të nxitur që kanë përshkruar kolegët e tij.
Në mesin e vitit 2001 anëtari i kabinetit me më shumë gjasa që të largohej herët, Ramsfeld rilindi atë ditë dhe supremacia e Departamentit të tij në të ardhmen e afërt u sigurua. Rëndësia e Raisit ndaj një Presidenti, për të cilin siguria kombëtare ishte tani një çështje qëndrore, u rrit në mënyrë eksponenciale dhe ajo u tërhoq në mënyrë ta pakthyeshme në anë të tij dhe larg nga procesi dhe institucioni që ajo në të kundërt do të kish menaxhuar ashtu si Skoukrofti.
Neokonët panë mundësinë të deklaronin kauzën e tyre se aktet balancuese diplomatike në Lindje të Mesme kishin krijuar rrezik për Shtetet e Bashkuara dhe se kish ardhur koha për masa më të fuqishme, cilado qoftë kostoja. Përsa i përket vetë Presidentit, një i afërt i familjes Bush, duke komentuar në ndjenjën e rinovuar të misionit të Komandantit të Përgjithshëm, mediton: “Nuk e di saktësisht se çfarë do të thotë të jeshë një kristian i lindur sërish, por, nëqoftëse kjo nënkupton se Jezusi ka hyrë në shpirtin tuaj, atëhere kjo do të thotë se ju jeni i pagabueshëm? Nuk e di përgjigjen e kësaj, por ajo mund të japë një siguri për Presidentin, që prek mënyrën me të cilën ai reagon ndaj ekipit të tij dhe gjithçkaje tjetër”. Rrufeja papritmas ka goditur dhe transformimi i transformacionalistëve ka filluar. A do të pasohet supremacia e transformacionalistëve nga realizimi i vizionit të tyre?
Një faktor kyç në përgjigjen e kësaj pyetje do të jetë fakti nëse ata e ruajnë influencën etyre në vitet në vazhdim, veçanërisht ndërsa goditja e 11 shtatorit rrëshqet më tej në kujtesë. Me largimin e Pauellit, shumë e ndjenë se ndërsa po fillonte mandati i dytë i Administratës Bush, pushteti ishte konsoliduar përreth neokonëve. Megjithatë, disa forca moderuese janë gjithashtu në lojë. Së pari është rregulli i vjetër i Uashingtonit “ju uleni aty ku qëndroni”. Rais do të ndryshohet nga Departamenti i Shtetit më shumë nga sesa ajo do ta ndryshojë atë. Ajo do thirret të avancojë axhendën e tij dhe do të bëhet e afërt dhe përgjegjëse me ato brenda tij, përfshi shumë zyrtarë karrierë të Shërbimit të Jashtëm.
Veç kësaj, projekte kyçe, si ato që do të dalin në kontekstin e përpjekjes për të realizuar një politikë të vërtetë më të gjerë të Lindjes së Mesme, do të jenë inisiativat e saj dhe ajo do të jetë e motivuar nga krenaria e autorësisë. Gjithashtu, ajo ka mbledhur sëbashku një ekip bazë këshilltarësh të vjetër që janë shumë më tepër në stilin tradicionalist. Shumë prej tyre kanë një bekgraund të fuqishëm në marrdhëniet transatlantike, duke lënë të kuptohet një dëshirë që ta bëjnë riparimin e aleancave tradicionale një prioritet kryesor. Rais nuk ka gjasa të ngarkohet nga rivaliteti i përsëritur midis sekretarëve të shtetit dhe këshilltarëve të sigurisë kombëtare, duke pasur parasysh se zëvendësi i saj, Stiven Hedli, ka pasuar atë tek NSC.
Gjithashtu, nëqoftëse Shtetet e Bashkuara do të jenë të afta ta zvogëlojnë gradualisht angazhimin e tyre në Irak – dhe nuk duhet të ndodhë asnjë sulm i madh terrorist – atëhere “militarizimi” i politikës së jashtme të tyre (siç e quan një zyrtar i Departamentit të Shtetit) do të zvogëlohet, duke reduktuar influencën e një Departamenti të Mbrojtjes tashmë të plagosur nga vetë hapat falls të tij. Këto janë “nëqoftëse”-të e mëdha, por, me një dëshirë të dukshme për ta spostuar fokusin drejt çështjeve të brendshme si Siguria Sociale, mentaliteti prej “kabineti lufte” i rrethit të brendshëm të Bushit duket se ka gjasa të zvogëlohet disi, ndoshta duke vendosur më shumë balancë në rivalitetin Shtet – Mbrojtje që ka qenë pikë qëndrore e NSC qysh nga konceptimi i tij.
Në fund, sigurisht, vota vendimtare do të bjerë mbi Çenein dhe, mbi të gjitha, mbi Presidentin Xhorxh U.Bush. NSC është e ndërtuar ndryshe nga pjesët e tjera të qeverisë amerikane në të cilat Kushtetuta përcakton që strukturat institucionale të jenë më të rëndësishme se influenca e çdo personi të veçantë. Nëqoftëse Presidenti zgjedh ta përdorë atë si një sistem për të paraqitur veten me pikëpamje të ndryshme dhe t’i testojë ato përpara se të sigurojë implementimin e tyre, atëhere kjo gjë tenton të punojë mjaft mirë. Nëqoftëse ai zgjedh ta përdorë atë si një mekanizëm që është më shumë i fokusuar në impelementim sesa në debat – ose më shumë i fokusuar në debat sesa implementim efektiv, siç ndodh nganjëherë – atëhere kjo nuk tenton të punojë mirë.
Nëqoftëse ai zgjedh të injorojë strukturat formale dhe të varet në ato informale siç bën shumica e presidentëve, atëhere ato formale zbehen për nga rëndësia. Më tej, përshtatshmëria e grupit dhe personalitetet e individëve brenda tij luajnë një rol shumë më të madh në përcaktimin e funksionit të vërtetë të saj sesa laun çdo aspekt konsideruar paraprakisht i strukturës së saj. Në të vërtetë, struktura e komitetit aktual (që është grupi ad hoc në të cilin mbështetet Presidenti më shumë se vetë NSC formale) bazohet në një seri vazhdimisht të ndryshueshme transaksionesh midis Presidentit dhe anëtarëve të tij në të cilat ai ofron ose heq akses, besim, influencë dhe pushtet.
Statujat dhe historia janë shumë më pak të rëndësishme se këto transaksione, të cilat e ribëjnë vazhdimisht këtë entitet të fuqishëm. Sigurisht, filozofitë janë me pasoja qëndrore në këtë proces, në atë që modelojnë afinitete dhe karakterin kolektiv të grupit. Provat e forcës mbi ideologjinë janë një traditë qëndrore e NSC dhe lufta e sotme ngjan shumë me ato të së kaluarës, veçanërisht ato që kanë ndarë Partinë Republikane gjatë erës moderne.
Presidenti Duajt D.Ajzenhauer ishte i zënë midis antikomunistëve të linjës së ashpër që e shtynin të vepronte forcërisht (dhe unilateralisht po të ishte nevoja) për të “tërhequr” sovjetikët dhe zërave më të moderuar që i mëshonin një qëndrimi “tërhiq e lësho” i cili mbështetej në aleancat dhe institucionet ndërkombëtare për të ndihmuar në frenimin e komunizmit dhe promovimin e vlerave amerikane. Golduatër dhe më vonë Regan promovuan pikëpamje konservatore në të cilat “ekstremizmi në mbrojtje të lirisë nuk ishte ves” dhe kjo sulmoi realpolitikën e mbështetur nga njerëz si Kisinger dhe Skoukroft.
Në themel të këtyre betejave ishte një debat mbi natyrën e lidershipit amerikan dhe faktit nëse Uashingtoni e dobëson këtë lidership me kërkimin e marrëveshjes dhe bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar që Shtetet e Bashkuara ndihmuan të ndërtohej. Problemi është nëse gjatë katër viteve të ardhshme do të shikojmë një ulje dhe ngritje të vazhdueshmë midis këtyre këndvështrimeve të kundërta apo nëse ne vërtet kemi hyrë në një erë të re në të cilën natyre e kërcënimeve që përballojmë i justifikon qëndrimet që propozojnë transformuesit.
A do të uzurpohet lufta kundër terrorizmit nga çështje të tjera ekonomike dhe politike që diktojnë prioritete të reja? Do të fillojnë të japin fryte politikat e tyre? Teksa këto përgjigje do të zbulohen, kështu do të zbulohet edhe përgjigjia nëse çarjet midis establishmentit republikan të politikës së jashtme përfaqësojnë lëkundje momentale apo tektonika transformuese brenda prtisë që tani kontrollon komitetin përgjegjës për drejtimin e botës.
Dejvid Xh. Rotkopf është Visiting scholar në “Carnegie Endowment for International Peace” dhe autor i Running the World: The Inside Story of the National Security Council and the Architects of American Power (New York: PublicAffairs, Maj 2005), nga i cili është marrë ky artikull.