E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplaset me trenin përfundon në koma

19/03/2005  ELBASAN - Një 30-vjeçar, nga fshati Papër, i rrethit të Elbasanit, është përplasur me trenin e mallrave dhe ka përfunduar pothuajse pa shpresa për jetën në spitalin kirurgjik. Përplasja, sipas burimeve zyrtare të policisë, ka ndodhur rreth orës 13.00 në afërsi të fshatit Vidhas, kur Eduard Hasa ishte duke kullotur bagëtitë dhe në një moment është përballur papritur me trenin, teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër. Sipas burimeve nga policia, 30-vjeçari vuante nga një sëmundje mendore dhe kjo mund të ketë qenë dhe një shkak më shumë për aksidentin e rëndë. Menjëherë 30-vjeçari është transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve është tentuar një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, por dëmtimet e shumta e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›