Aksidentohet me makinë kandidatja e PD-së
Autori i Lajmit: red.
Fushata elektorale po shkakton jo pak probleme si tek qytetarët ashtu edhe tek faktorët politikë. Ditët e fundit shumë ngjarje kanë shoqëruar faktorin politik, duke shënuar madje edhe viktima. Kur vëmendja ishte e përqendruar në Shkodër një tjetër incident i rëndë ndodhi në anën tjetër të vendit. Pasditen e djeshme është aksidentuar me makinë kandidatja për deputete e Partisë Demokratike. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Pogradec-Përmet. Shpresa Joanidhi është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave nga bluzat e bardha, mësohet se Joniadhi kishte marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit si dhe në kokë. Por falë ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, pasojat do të jenë më të pakta për kandidaten për deputete të PD-së, Shpresa Joanidhi.
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009