Kërcënohet me jetë kandidati i PS
Autori i Lajmit: red.
Një tjetër incident elektoral ka ndodhur në rrethin e Korçës. Një tjetër kandidat për deputet ka denoncuar publikisht se është kërcënuar nga kundërshtarët e tij politikë. Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Korçë, Alfred Dalipi, ngre pretendimet se kundërshtarët politikë i kanë bërë presione dhe e kanë kërcënuar me jetë, por ende nuk është e provuar një gjë e tillë. Madje, Dalipi akuzon edhe policinë se nuk i ka dhënë mbështetje. Kandidati socialist, Dalipi po kryente fushatë në komunën Mollas të Korçës dhe që andej ka bërë publik kërcënimet në adresë të tij. Dalipi akuzon militantë të Partisë Demokratike se e kanë kërcënuar për jetën dhe ka akuzuar policinë e cila, sipas tij, ka refuzuar t i japë ndihmë. Ky rast është denoncuar dje pasdite, por nga ana e policisë nuk ka pasur asnjë prononcim zyrtar për këtë ngjarje. Policia, sipas Dalipit, ka refuzuar t i japë mbështetje, duke pohuar se nuk ka pasur elemente kërcënimi në adresë të kandidatit, por këto janë pretendime boshe të ngritura prej tij.
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009