E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet me motorr, vdes 19-vjeçari në Kretë

11/04/2005  Një vit, 18 emigrantë të vdekur

BERAT - Në orët e vona të ditës së djeshme, ka mbërritur në Berat, një tjetër viktimë nga Greqia, që punonte dhe jetonte prej 7-vjetësh në qytetin Kriti, të ishullit të Kretës.

Sipas të afërmve të emigrantit viktimë, mësohet se 19-vjeçari Sajmir Luari, i cili jetonte së bashku me familjen e tij në këtë ishull, 6 ditë më parë ka bërë një aksident me motorr ndërsa shkonte në punë, dhe për pasojë, ka humbur jetën. Më pas, kalimtarët e kanë dërguar në një nga spitalet e qytetit 19-vjeçarin por nga plagët e marra, edhe pse nuk i ka munguar ndihma e mjekëve, viktima nuk i ka shpëtuar kthetrave të vdekjes.

Po i njëjti burim, tha për gazetën se Sajmiri ishte djali i vetëm i familjes Luari, që është banore e hershme e lagjes “Çlirimi” por që aktualisht që prej më se 7 vjetësh, banonte në ishullin e Kretës.

Vetëm dy ditë më parë, gjyshi dhe të afrmit e tij në Berat, kanë mësuar lajmin e hidhur të humbjes të nipit të tyre dhe në familjen dhe tek të afërmit, ka pllakosur vaji dhe zia, pasi, sipas të afërmve, dy të moshuarit, gjyshi dhe gjyshja, kishin që kur ai kishte ikur në Greqi, pa e parë nipin e tyre.

Familjarët kanë kryer proçedurat ligjore për të sjellë trupin e pajetë të të birit të tyre, për t’u prehur në tokën amtare, në qytetin e lindjes në Berat, aty ku u lind dhe kaloi fëmijërinë e vet, 19-vjeçari. Sot, prindërit dhe të afërmit si dhe shokët e tij të fëmijërisë, pritet ti japin lamtumirën e fundit, 19-vjeçarit të aksidentuar.

Me viktimën e djeshme, shkon në 18 numri i viktimave të ardhura nga emigracioni nga shteti Grek dhe shtetet e tjera, brenda harkut kohor të 1 viti.

Vetëm 6 muaj me parë, nga zona e Shpiragut erdhën tre djem të vdekur të aksidentuar me motorr. Ndërsa një tjetër viktimë, erdhi 3 muaj më parë e aksidentuar me motorr nga Italia dhe një tjetër 1 muaj më parë, nga Greqia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›