E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhytësit danezë, kërkime në 60 ha

11/04/2005  Ende asnjë bombë tjetër nuk është gjetur në fundin e portit

DURRËS - Prej disa ditësh, në Portin e Durrësit, zhytësit e marinës ushtarake daneze kanë filluar të kontrollojnë zonën për të siguruar më pas thellimin e kanalit hyrës dhe basenit.

Projekti në shumën 3.1 milion euro, i nisur nga firma daneze “Rohde Nielsen” për thellimin e kanalit dhe basenit, është ndërprerë që në fillim të vitit, për shkak se gjatë gërmimit, njëra nga dragat ka rënë në kontakt me dy bomba të një peshe prej 70 kg, të cilat mendohet se i përkisnin kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe se ishin lëshuar gjatë bombardimit nga aviacioni

luftarak anglez.

Plot 12 zhytësit e marinës daneze të cilët do të qëndrojnë për tre javë, do të duhet të kontrollojnë një hapësirë jo më pak se 60 ha nënujorë dhe pasi të kontrollojnë të gjithë këtë zonë, do të lëshojnë edhe dokumentin e pastërtisë. Por, edhe pse ka disa ditë që ata kanë filluar nga puna, nuk kanë gjetur ende asnjë bombë apo municion tjetër, ndërkohë që, për çertefikimin e zonës, e cila do i hapë rrugë vazhdimit të punës nga firma daneze, janë investuar 60 mijë euro nga qeveria daneze dhe 20 mijë euro të tjera, fonde të qeverisë shqiptare. Megjithë kohën e humbur për t’u siguruar nëse ka apo jo mina e bomba të tjera në ujrat e portit të Durrësit, firma ka deklaruar se punimet do të mbyllen brenda afateve të nëshkruara në kontratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›