Milani paguan pasojat e derbit

11/04/2005 Kuqezinjtë nuk kanë arritur të japin maksimumin ndaj Breshias, gjë e cila mund të sjell jo pak probleme
Pas fitores në euroderbi, Milani ka paguar në kampionat, duke mos arritur të fitojë ndaj Breshias. Me sa duket, vajtja e derbit e ka lodhur shumë mendërisht dhe fizikisht skuadrën kuqezi, që për më shumë, duhet të mendojë edhe për kthimin, nesër në mbrëmje. Megjithatë, trajneri Ançeloti komenton me qetësi barazimin kundër Breshias: “Derbi ka peshuar shumë, nga pikëpamja fizike dhe psikologjike. Kemi konsumuar shumë energji dhe nuk mund të ishim brilantë si zakonisht. Që përpara ndeshjes e kisha thënë që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe delikate, jo vetëm për mungesat, por edhe për faktin se kemi menduar ndoshta për ndeshjen e kthimit me Interin”. Autori i golit të Milanit, Manuel Rui Kosta, jep këshillën për të mundur Interin: “Për fat të keq, u ndje shumë lodhja e derbit të parë. Megjithatë, do të luajmë njësoj sikur të kishim fituar dhe do të kualifikohemi”. Një hap i gabuar pas shumë fitoresh nuk ul as moralin e danezit Tomason, që në fakt nuk është se ka shkëlqyer: “Jam i qetë, si gjithë shokët e skuadrës dhe të martën, në Ligën e Kampioneve, nuk do të kemi probleme”. Por ka edhe nga ata, si Billi Kostakurta, që shohin diçka pozitive te barazimi ndaj Breshias, në prag të derbit: “Duke pasur parasush që duhet të luajmë me Interin, ky frenim mund të jetë pozitiv, ose më saktë, është faktori më pozitiv i fundjavës, sepse në këtë mënyrë evitojmë euforinë e tepërt që mund të krijohej nëse do të fitonim”. Pastaj, mbrojtësi veteran e mbyll me një batutë: “La Korunja? Këtë gjë e përmendin gjithmonë gazetarët dhe e përsërisin ata të Interit. Mua më bëhet qejfi që të gjithë na e kujtojnë atë humbje, sepse na bën të jemi më të vëmendshëm. Pastaj, kur fiton shpesh, humbjet mbahen mend më shumë”.
Morati: Mund të kualifikohemi
Pas fitores në Bolonjë, pronari i Interit, Masimo Morati ka rigjetur buzëqeshjen dhe tashmë sheh me optimizëm nga euroderbi kundër Milanit. “Shpresojmë dhe besojmë se mund të kualifikohemi. Ishte e nevojshme një fitore për të mos pasur probleme para derbit”, deklaroln Morati, i cili shfaq hapur shpresën e tij te Adriano, i cili është riaftësuar nga dëmtimi dhe do të luajë kundër Milanit: “Të martën do të jetë, jam i bindur. Nuk do të jetë e lehtë kundër Milanit, nuk mund ta fsheh, por ne kemi për detyrë ta provojmë deri në fund. Unë kam besim dhe jam sumë optimist, sepse i kemi të gjitha mundësitë”. Besimi i Moratit konfirmohet edhe nga prania e tij në Bolonjë, një ndodhi e rrallë këtë sezon, për të ndjekur fitoren e zikaltërve. “Është e rëndësishme të qëndroj pranë lojtarëve në këtë moment vendimtar. Është një sinjal për ta dhe një dëshirë për të përmbysur një situatë që është me të vërtetë e vështirë”, shton Morati, i cili ka gjetur edhe mbështetjen e tifozerisë interiste, e shumtë në numër në Bolonjë. “Skuadra luajti mirë dhe nuk më bëri të vuaj. Ishte regimi i duhur pas humbjes në derbi. Milani barazoi? Me sa duket, ashtu si ne, e kishte mendjen gjetkë”, përfundon Masimo Morati.