E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditë të tëra e rradhë të gjata në sportelin e pasaportave

11/04/2005  Për një dokument identifikimi, ju duhet të durojnë edhe fyerjet e

Punonjësve të zyrës

BERAT – Situata paraqitet tepër e rëndë në sektorin e pranimit të pasaportave, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit. Madje muajt e fundit, punonjësit e këtij sektori kanë nxjerrë edhe rregulla të reja, sipas të cilave, të interesuarit për dokumentin e identifikimit, pavarësisht nga janë, nga qyteti apo fshatrat e thella, duhet fillimisht të shënojnë emrin, dhe një tjetër ditë të paraqiten në sportel për të dorëzuar dokumentat. Pas kësaj, një tjetër ditë, ata duhet të presin sërish në rradhat e stërygjatura, për të shtënë në dorë kartonin e pasaportës. Ndërkohë, pas çdo here që paraqiten në sportel, karahas rradhave të stërygjatura, atyre ju duhet të përballojnë edhe fjalët fyese të punonjësve të zyrës së pasaportave.

Gjatë bisedës me persona që presin për ditë të tëra në radhën e sportelit të pasaportave, mëson se jo rrallë herë, disa prej tyre ju kanë humbur dokumentat apo edhe të hollat.

Lidhur me mundësinë e përmirësimit të punës e gjendjes në sportelin e pasaportave, drejtues të policisë lokale, sugjerojnë që pagesa të bëhet ndoshta në një zyrë tjetër, apo ndoshta të shtohen edhe punonjësit e zyrës, për të mos sorollatur qytetarin, i cili duhet të përballojë shiun e vapën, në pritje të sigurimit të një dokumenti identifikimi.

Disa herë zyra e pranimit të pasaportave në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, ka qenë shqetësuese dhe me shumë probleme. Madje deri tani, nga kjo zyrë, për punë të dobët dhe të korruptuar, janë ndëshkuar disa herë punonjësit e saj. Pas këtyre rasteve ndëshkimesh, duket se për këtë zyrë ende kjo sjellje ka ngelur traditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›