E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kërkuam rritjen e pensioneve,ndërsa qeveria na rriti çmimet”

11/04/2005  Pensionistët e Patosit në protestë, kundër çmimit të lartë të ujit

PATOS - “Duam ujë të pijshëm dhe ulje sa më shpejt të çmimit

të tij!”. Këto ishin kërkesat kryesore të protestës së djeshme të sindikatës së pensionistëve të qytetit të Patosit. Dhjetëra përfaqësues të kësaj sindikate, të moshuar, kanë protestuar dje paradite për mbi 1 orë e gjysëm, në qendër të qytetit, përballë godinës së pallatit të kulturës.

Në emër të pensionistëve protestues, ka folur kryetari i kësaj sindikate, Veledin Hodo.

“Rritjen e çmimit të ujit, ne nuk e pranojmë sepse është shumë shtrenjtë dhe nuk e përballojmë dot. Besoj gjithë pensionistët, por sidomos pensionistët e Patosit, që janë shumica edhe invalidë të punës, sepse një jetë të tërë kanë shërbyer në sektorin e vështirë të naftës, nuk e përballojnë dot çmimin e lartë të ujit. Ne kemi kërkuar madje rritjen e pensioneve, ndërsa këta na rrisin çmimin e ujit dhe taksa të tjera. Qeratë janë rritur, uji është rritur, energjia elektrike është rritur, tarifat e telefonit,

etj., janë rritur. Ne nuk mund t’i përballojmë dot këto. Nëse ne nuk na merren parasysh kërkesat, do t’a vazhdojmë protestën tonë derisa të gjendet zgjidhja”, u shpreh Velo.

Sipas pensionistëve, pjesëmarrrës në protestën e djeshme, mësohet se, nga ana e bashkisë së Patosit, është rritur numri i nëpunësve të administratës, që shumicën e kohës rrinë kot. Ndërsa, për sa i përket rritjes së çmimit të ujit, sipas pensionistëve mësohet se rrjeti i shpërndarjes së ujit, tubacionet dhe pompat janë bërë

me punë vullnetare dhe për pasojë, kostoja e tij del dhjetë herë

me e vogël. Ata bëjnë krahasime edhe me qytetet fqinjë të tyre, si Fieri e Ballshi, ku sipas tyre, çmimi i ujit është tre herë më i ulët se në Patos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›