E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbarimi nxjerr në shitje pasuritë e sekuestruara të debitorëve të ATK

11/04/2005  Flet përgjegjësi i zyrës së Përmbarimit në Fier, Neritan Çuko

FIER – Agjensia e Trajtimt të Kredive (ATK), në bashkëpunim me Zyrën e Përmbarimin në Fier, ka sekuestruar pasuritë e paluajtshme të debitorëve të saj. Ndërsa ka përfunduar faza e sekuestros, mësohet se këto pasuri po shiten në ankand.

“Ky është prioritet i punës sonë në lidhje me dosjet e trajtuara nga ATK. Ndërsa ndërgjegjësimi qytetar për të kuptuar detyrimin ligjor të zyrës së përmbarimit, përbën një nga vështirësitë e punës sonë”, deklaron në një intervistë për gazetën “Metropol”, përgjegjësi i Zyrës së Përmbarimit në Fier, Neritan Çuko.

Si janë marrëdhëniet tuaja me ATK?

Problemet që kemi pasur i kemi zgjidhur, dhe bashkëpunimi me ATK ka qenë normal.

Për sa i përket bashkëpunimit me ATK, në ç’fazë të punës është zyra juaj?

Kemi arritur në pikën e debitorëve të ATK, ju kemi sekuestruar pasuritë e paluajtshme pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme Fier dhe, po vazhdojnë procedurat për nxjerrjen në ankand të këtyre pronave të sekuestruara.

Sipas të dhënave të zyrës suaj, sa është numri i debitorëve të ATK?

Janë rreth 150 dosje të të gjithë debitorëve të ATK, të cilët kanë marrë kredi gjatë periudhës së viteve 1993 - 1996. Në fakt kanë qenë 190 debitorë, por 40 dosje janë pushuar për mungesë pasurie. Këta debitorë merrnin kryesisht kredi për mjete të lëvizshme mekanike, si traktorë, zetorë, etj., kryesisht për punë bujqësie. Kreditë e mëdha, të pashlyera, variojnë nga 50 - 100 milionë lekë (të vjetra). Në qoftë se një fermer merrte kredi për traktorë, kredia varionte nga 15 - 17 mijë dollarë dhe me gjithë përqindjet, shkonte në 60 mijë dollarë. Ka pasur edhe kredi më të vogla për t’i shërbyer fermeri blegtorisë, ngritjen e stallave si dhe blerje farërash, por që kryesisht, këto të fundit janë shlyer.

Nga ato çfarë ju keni sekuestruar, keni arritur të shisni ndonjë gjë?

Ne si zyrë përmbarimi, kemi sekustruar dhe shitur disa mjete të lëvizshme që u kemi gjetur debitorëve në shtëpi, si p.sh., traktorë, për të cilin është marrë edhe kredia. Ka shumë fermerë që mjetet e lëvizshme për të cilën ka marrë kredinë, nuk i kanë më në gjendje pune. Në këto raste, ne procedojmë me pasuri të paluajtshme, si p.sh., shtëpi ose tokë.

150 dosje

debitorësh të ATK

40 dosje

debitorësh të pushuara

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›