Aksidentohet me vdekje biçiklisti i paidentifikuar
14/04/2005 KAVAJË- Vdes në aksident rrugor një person që ishte duke i dhënë biçikletës. Nga burime të Qarkullimit Rrugor bëhet e ditur se punonjësit e Komisariatit të Kavajës arrestuan në flagrancë shtetasin Adnand Qorri, 34 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ky shtetas në aksin rrugor Kavajë–Rogozhinë, duke drejtuar mjetin tip fuoristradë, ka aksidentuar me vdekje një biçiklist, ende të paidentifikuar. Ne vendngjarje u kryen veprimet hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e viktimës, i cili është dëmtuar rëndë.