E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia, vrau në 1995-ën

14/04/2005  TIRANË- Ekstradohet nga Italia vrasësi i 1995-ës. Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini tha se dje, më datë 13.04.2005, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi nga Italia për në Shqipëri i shtetasit Sajmir Fenai Tërkuqi, lindur më 27.12.1973 në Lushnjë. Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Lushnjë më datë 05.10.1995 e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprën penale të “vrasjes me paramendim”. Sajmir Tërkuqi në bashkëpunim me vëllanë e tij, Bledar Tërkuqi, ka vrarë me thikë shtetasin Romeo Beqiri, ngjarje e ndodhur më 24.04.1995, për motive të dobëta. Arrestimi i tij në Itali, sipas zëdhënëses, është kryer me qëllim ekstradimi pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›