E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga grabitësve të makinave luksoze e pasqyrave

14/04/2005  TIRANË- Arrestohen 8 hajdutë të makinave dhe pasqyrave. Lajmin e bëri të ditur dje zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, e cila tha se është prangosur E.M, 18 vjeç, F.M, 18 vjeç, E.V, 17 vjeç, G.K, 17 vjeç, Nertil Murataj, 20 vjeç, Qazim Sulkaj, 20 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, Sokrates Cari, 22 vjeç dhe Ahmet Ferhati, 42 vjeç. Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në rrugën ”Shinasi Dishnica” pasqyrat e mjetit tip “Benz”, dhe më datë 30.01.2005 në “Rugën e Durrësit” mjetin tip “Benz”. Rezulton se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të pasqyrave të mjeteve luksoze të mbi 30 raste në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë. Gjithashtu u bllokuan edhe 85 copë pasqyra, të cilat janë të mjeteve të vjedhura, një automjet dhe ambientet ku magazinoheshin dhe shiteshin këto prova materiale. Vazhdon puna duke bashkëpunuar me Prokurorinë, për bashkimin e procedimeve penale, për të gjitha vjedhjet e kryera nga këta shtetas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›