E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet, mashtroi për dy viza italiane

14/04/2005  TIRANË- Mashtron një shtetas për t’i nxjerrë dy viza italiane e për këtë bie nën prangat e Policisë së Tiranës. Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave dhe Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan Tasim Shimën, 43 vjeç, lindur e banues në Yzberisht, Tiranë, i padënuar më parë. Shima ka mashtruar një person për t’i nxjerrë dy viza italiane, duke i vjedhur një shumë prej 2000 euro dhe 100 mijë lekë, vepër penale e parashikuar nga neni 143 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›