Nano: Meta u zgjodh pa konkurrent
30/03/2005 Kryesocialisti thotë se, në dy vjet, PS do të aplikojë "një anëtar, një votë" dhe për kryetarin
NDI përshëndet zgjedhjet e KZE-ve në 40 zonat socialiste
Partia Socialiste do të aplikojë parimin "një anëtar, një votë" për të zgjedhur kryetarin e saj brenda dy viteve të ardhshme. Kryetari aktual i PS-së, Fatos Nano, duke iu përgjigjur pyetjes, 'nëse kjo formulë do të gjejë zbatim edhe për të zgjedhur kryetarin e partisë', ai ju përgjigj: "Absolutisht po. Në momentin më të shpejtë që do të hyjmë në një proces zgjedhor përtëritës". Pas vendimit të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së për të zbatuar parimin "një anëtar, një votë" për krijimin e Komiteteve Zonale Elektorale, si dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes kësaj partie dhe Institutit Demokratik Amerikan, NDI, duket se socialistët do të zbatojnë këtë parim dhe për zgjedhjen e drejtuesve të partisë. Kryetari i PS-së shprehet se zbatimi i demokracisë së drejtpërdrejtë, që do të përzgjedhë kreun e kësaj partie, duke votuar me fomulën "një anëtar, një votë" dhe kandidaturën alternative, duke sulmuar kështu Lëvizjen Socialiste për Integrim, që vetëm pesë ditë më parë ka zgjedhur kryetarin e partisë me "një anëtar, një votë", por përballë kryetarit Ilir Meta, nuk kishte asnjë kandidaturë alternative. Duke marrë shkak nga ky proces, Nano ka bërë dhe krahasimin mes PS-së dhe LSI-së. "Në Partinë Socialiste, parimi "një anëtar, një votë" ka vlerë reale, ka vlerë reformatore, ka vlerë për progres, ka vlerë për qeverisjen e vendit. Ky është principi i vërtetë që ne përqafojmë si një nga urat e komunikimit me demokracitë moderne. Ky është parimi ´një anëtar, një votë` dhe jo parimi "një kryetar, një anëtar".
Votimi
Kryeministri Nano ka votuar dje për Komitetin Zonal Elektoral në zonën numër 40 të Tiranës, nga është zgjedhur kryetar Hyqmet Kunxholli. Në proces kanë marrë pjesë rreth 70 për qind e anëtarësisë socialiste të kësaj zone. Nano tha se "zbatimi i parimit 'një anëtar, një votë' për ne është një instrument i njohur dhe i rëndësishëm, sepse Partia Socialiste ka një demokraci të brendshme shumë të zhvilluar. Ka një eksperiencë dhe traditë të konsultimit edhe nëpërmjet votës, prej më shumë se një dekade me anëtarësinë e saj". Në këtë zonë elektorale do të jetë si kandidate për deputete të PS-së drejtoresha e Arsimit, Majlinda Keta, një nga figurat e cilësuara të reja në PS.
Monitorimi
Drejtori Politik i Institutit Demokrat Amerikan, Dan Redford, ka monitoruar procesin e votimit për KZE-në numër 40 në Tiranë. "Vlerësoj faktin që Partia Socialiste po aplikon parimin "një anëtar, një votë", tha Redford. Gjatë monitorimit tonë këtu procesi na është dukur shumë premtues. Ne do të vazhdojmë monitorimin në të gjithë vendin për të dalë në përfundim me një deklaratë për shtyp, ku do të jenë të përmbledhura të gjitha detajet. Ky është një fillim i mbarë dhe duhet të vazhdohet edhe më tej". Më pas, Redford ka zhvilluar një takim me kryetarin e PS-së, Fatos Nano.