E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mafia shqiptaro-kosovare kërcënon prokurorin çek

17/03/2005  Mafia kosovaro-shqiptare po përpiqet me kërcënime anonime të frikësojë dhe kompromentojë shefin e qendrës çeke për luftën kundër narkotikëve, Jirzhi Komorous, në momentin kur kjo qendër po e shton operacionin kundër tyre, ka njoftuar policia e Çekisë. Komorous është shprehur sot në një konferencë për gazetarë, se sërish po e kërcënon i njëjti njeri, ashtu si edhe nga mesi i viteve '90-të, kurse bashkëshortja e tij ka marrë letër anonime, ku bashkëshortin e saj e akuzojnë për afera seksuale me koleget nga policia. "Ai njeri po punon sipas porosisë së mafias kosovaro-shqiptare", shprehet Komorous dhe saktëson se nuk është fjala për grupin kosovaro-shqiptar, i cili ka tentuar ta likuidojë prokurorin në Pleznej, për të mos arritur të dorëzojë aktakuzën kundër bosit të tyre, Faton Gashit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›