E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatët e zgjedhësve “jo” mbledhjes së nënshkrimeve

15/12/2009  Pensionistët në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese do të hapë sot gjykimin mbi kërkesën ankimore të partisë “Bashkimi Popullor i Pensionisteve” me objekt “Deklarimi antikushtetues i nenit 71 të ligjit nr. 10091, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipëris뒔. Ky nen përcakton procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve individuale të zgjedhësve ndaj kandidatit të propozuar prej një grupi zgjedhësish. Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve”, sipas burimeve zyrtare, në pjesën arsyetuese të kërkesës ankimuese e vë theksin te pamundësia financiare dhe fizike e kësaj kategorie për të ndjekur procedurat që përcakton ligji i zgjedhjeve. Konkretisht, nenit 71, pika 1, përcakton se zgjedhësit depozitojnë në mënyrë individuale nënshkrimet e tyre për mbështetjen e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish apo për partitë dhe koalicionet e parashikuara në nenet 68 dhe 69 të këtij kodi në KQZ apo përpara noterit. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, sipas nenit 70 të Kodit, nënshkrimet depozitohen përpara nëpunësit të KZAZ-së ose noterit. Nënshkrimi shoqërohet me të dhënat e plota të zgjedhësit, ku përfshihet emri dhe mbiemri, vendbanimi i përhershëm dhe numri i dokumentit të identifikimit. Zgjedhësi duhet të jetë i regjistruar në zonën zgjedhore përkatëse dhe nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat, parti apo koalicion. KQZ-ja miraton dhe vë në dispozicion formularin për depozitimin individual të nënshkrimit jo më vonë 90 ditë para datës së zgjedhjeve. Si palë të interesuara në këtë proces përveç Kuvendit, i cili e ka miratuar këtë ligj me shumicën e votave të dy partive të mëdha në vend, por edhe Këshillin e Ministrave. Po sot, në një seancë me dyer të mbyllura, Kushtetuesja me kërkesë të Gjykatës së Lartë do të shprehet mbi pajtueshmërinë e neneve 48/3 dhe 410/2 të Kodit të Procedurës Penale me nenin 43 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›