E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet në punë 38-vjeçari vdes emigranti nga Korça

31/03/2005  KORÇË - Kishte shkuar në kërkim të një jete më të mirë, por ka gjetur vdekjen. Arjan Isa, banor i qytetit të Korçës, ka humbur jetën aksidentalisht në punën e përditshme, me të cilën merrej që prej 2 vjetësh. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në kryeqytetin grek, Athinë. 38-vjeçari, baba i 2 fëmijëve, punonte në ndërtim. Burime pranë familjes së tij bëjnë të ditur se Arjani ishte duke punuar në majë të skelës dhe papritur ka humbur ekuilibrin, duke rënë prej saj në një lartësi gati 6m, gjë e cila i ka kushtuar dhe jetën. Punëtorët e tjerë e kanë shoqëruar menjëherë në spitalin e Athinës, por gjithçka ka qenë e kotë, pasi rënia ka qenë fatale. Ditën e djeshme trupi i pajetë i emigranitit, që jetonte prej 8 vjetësh në Greqi, është kthyer për në vendlindje për t’u varrosur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›