Rikthehen radhët e gjata në kufi
31/03/2005 Kapshticë
KORÇË - Radhë të shumta ka patur ditën e djeshme në vendkalimin kufitar të Kapshticës. Sipas kryedoganierit të kësaj pike, Ylli Goxhi, gjithçka shpjegohet me faktin se dogana greke ka punuar vetëm me një sportel dhe në mënyrë shumë të ngadaltë. Vetëm ditën e djeshme, sipas Goxhit, kanë kaluar rreth 900 shtetas shqiptarë për në Greqi. 10 autobusë, 8 kamiona dhe 180 mjete të vogla iu është dashur të presin me orë të tëra dhe kjo jo sepse nuk ekzistonte mundësia për të kaluar shpejt, por për një arsye të pajustifikueshme. Komandanti i doganës shqiptare ka kërkuar një lloj shpjegimi te homologu i tij. “Eshtë thjesht një problem kompjuterash - është kthyer përgjigjja - dhe asgjë më tepër.“ Por kjo, sipas kryedoganierit Goxhi, duket e pabesueshme. Vonesa, sipas tij, ka të bëjë direkt me ndeshjen e djeshme të Kombëtares sonë me atë greke.