Kombinati, një komunitet i harruar prej kohësh
31/03/2005 Banorët e Kombinatit po habiten, në këto ditët e fundit, me përpjekjet e partisë në pushtet, e cila si për t’i treguar kombinatasve që kujdeset për ta, ka filluar të bëj disa show elektoral, duke betonuar ndonjë trotuar të dërrmuar të Kombinatit, gërmuar disa rrugë, që kanë rënkuar në këto 4 vitet e fundit dhe lënë hapur me qëllim kanale dhe punime të shumta nëpër rrugë, si për t’i mbushur mendjen, siç ndodh rëndom në politikën shqiptare, zgjedhësve të Kombinatit që ne kujtohemi që ekzistoni dhe ju, ndërtojmë disa rrugë për t’u takuar sërish në 2009.
Pjesë e politikës shtypëse në fillim dhe investuese në fund të PS-së, e cila në gjuhën e politikës moderne mund të quhet si money – politics i rafinuar nga regjimi në pushtet është edhe lajmi bombastik i ngritjes së një Komisariati Policie në Kombinat, nga ministri i Rendit, Igli Toska, i cili kërkon të kandidojë në Kombinat në zgjedhjet që vinë.
Shpallja më e fundit e z.Toska për ngritjen e një komisariati policie në Kombinat është pjesë e rëndomtë e përdorimit të pushtetit për qëllime personale që politikanët e botës së tretë bëjnë për të ardhur në pushtet apo për t’u ricikluar.
Shpallja bombastike e z.Toska për ngritjen e një Komisariati Policie kuptohet që nuk ka impresionuar asnjë kombinatas, përveç ndonjë aparatçiku PS-ist, të cilët shpresojnë mbajtjen në pushtet të PS-së për të zgjatur korrupsionin e tyre në kurriz të shtetit. Megjithatë, ajo që mua më ka habitur shumë në këto ditë të kandidimit të zotit Toska në Kombinat është se pas 4 vitesh llucë dhe baltë, unë pashë përpara 2 javësh që rruga që të çon për në rajonin e policisë së lagjes sime, e cila deri përpara 2 javësh të kujtonte rrugët e Tora Borës apo Kandaharit, dhe jo të Tiranës, nisi të mbushet me rërë dhe materiale të tjera, për t’u bërë e kalueshme pas 4 vitesh. Një grup policësh, që të ngjanin më shumë me disa hamenjë dhe rreshterë të bindur derdimenë, të mahniste kur i shihje se si kujdeseshin për zbukurimin dhe mbushjen e rrugës së policisë në ditën e ardhjes së Toskës. Kushedi se sa makina ishin çarë në rrugën tonë, dhe sa veta kishin thyer qafën dhe askush nga regjimi në pushtet nuk kishte çarë kokën për ne, banorët e Kombinatit. Edhe disa plehra që qëndronin buzë rrugës në fjalë, do të pastroheshin në atë ditë nga një grup policësh, të cilët, me urdhër nga lart, po kujtoheshin që në Kombinat jetojnë njerëz dhe jo kafshë. Eh çfarë lumturie që ishte!
Pjesë e politikës së parasë që PS-ja ndjek në Shqipëri po shihet këto ditë edhe me fushatën që Bashkia e Tiranës, e cila shkatërroi rrugët e Kombinatit disa vite më parë, po
bën për të përmirësuar disa rrugë në Kombinat, që tashmë është shndërruar në një fshat të Tiranës dhe nuk i afrohet dot kurrë atij të viteve 1980.
Megjithatë, unë mendoj se kombinatasit i kanë marrë mësimet e tyre në këto 14 vite ‘demokraci’ në Shqipëri. Për këtë arsye, ngritja e një stacioni policie nga z.Toska përpara zgjedhjeve që vinë në Kombinat nuk do të arrijë të gënjejë kombinatasit për kandidatin që ata do të zgjedhin në zgjedhjet që vinë. Kombinatasit e panë shumë mirë seç bëri Monika Kryemadhi dhe PS-ja për ata në 4 vitet e sundimit PS-ist që po mbaron. Një harresë totale dhe shkatërrim edhe të mëtejshëm të lagjes së tyre. Edhe në ditët e Monikës, Kombinati u përball me të njëjtën paradë politike parashë, si sot nga PS-ja, e cila në atë kohë solli disa kabllo telefonik në lagjen tonë, për ta harruar më pas atë.
Shqetësimi kryesor që Kombinati dhe kombinatasit kanë sot është zgjidhja e çështjes së tymit helmues, që i zbret lagjes sonë përnatë nga kodra e Sharrës. Nga ky tym kanceroz kanë vdekur dhe po vdesin disa qindra vetë në lagjet perëndimore të Tiranës.
Edhe pse unë kam bërë një ankesë pranë Bashkisë së Tiranës për këtë krim kundër njerëzimit, nga regjimi në pushtet nuk ka patur asnjë përgjigje. Megjithatë, për këto vdekje, herët a vonë, qeveria në pushtet dhe bashkia e Tiranës do të mbajnë përgjegjësi dhe banorët e Kombinatit do të dinë se si të përgjigjen në zgjedhjet që vinë. Por në të njëjtën kohë nuk duhet të harrojmë që Kombinati dhe kombinatasit e harruar sa nga PD-ja, e cila me Gramoz Pashkon në krye shkatërroi bazën industriale të lagjes në vitet ‘90-të, aq edhe nga PS-ja, e cila e ka lënë të kthehet në një gropë plehrash moderne, sot kërkojnë një obsion tjetër në politikën dhe politikëbërësit e lagjes së tyre. Dhe këtë obsion për ata, më mirë se nga kushdo mund ta gjejnë vetë banorët e Kombinatit, të cilët në zgjedhjet që vinë do të dinë të nxjerrin banorët e tyre për kandidatë.