E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet për tentativë vrasjeje


Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 34 vjeçar të akuzuar për tentativë vrasjeje.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës konfirmuan arrestimin e Helidon Markut, person i dënuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale.

Policia bëri me dije se 34 vjeçari u vu në pranga pasi më datë 7 prill të këtij viti në lagjen "3 Herojte" te qytetit Shkodër ka plagosur me armë zjarri dy persona.

Saktësohet se Marku ka plagosur shtetasit Gj. Marashi, 21 vjeç dhe A.Vatnikaj, 24 vjeç, të dy banues në lagjen "Skënderbeg" Shkodër.

Pas plagosjes 34 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia nisi hetimet për vënien e tij në pranga.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie që bënë identifikimin e autorit dhe arrestimin e Markut vetëm disa orë pas plagosjes.

Helidon Marku u vu në pranga në banesën e një të afërmi, ku ishte fshehur për ti shpëtuar arrestimit.

Dy personat e plagosur u dërguan për në spitalin e Shkodrës, ku morën ndihmën e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë se 34 vjeçari është dënuar më parë për veprat penale të "Trafikimit të mjeteve motorrike" dhe "Plagosje të rëndë me dashje".

Materiale i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Shkodër për veprat penale të "Vrasjes me dashje e mbetur ne tentative" dhe "Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›