E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket braziliani Dos Santos

 

Një nga idhujt e tifozerisë kolonjare, sulmuesi Dos Santos, mësohet se është larguar në rrethana misterioze nga Erseka. Të pyetur për këtë largim të papritur të sulmuesit kryesor të kolonjarëve, asnjë nga drejtuesit e klubit nuk ka dhënë shpjegim. Gazeta tentoi disa herë, por telefoni i sulmuesit dilte i fikur. Dos Santos ishte bërë për tifozerinë kolonjare një nga futbollistët më të dashur gjatë dy sezoneve të fundit. Madje me golat e tij, por edhe me lojën e shpejtë, bëri që Gramozi të shkruajë histori për klubin kolonjar duke e ngjitur në majat më të larta të futbollit. Marko Dos Santos gjatë sezonit të kaluar u shpall dhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë me 21 gola. Ai largohet në një kohë kur ka arritur të shënojë dhe golin e parë në Superligë ndaj ekipit kampion të Tiranës. Në gjashtë sezone që ai ka luajtur me uniformën kuqeblu të Gramozit ka qenë ndër futbollistët më të domosdoshëm për skuadrën, jo vetëm me golat e tij, por edhe për frymën që përcillte te shokët si në seancat stërvitore, ashtu edhe në ndeshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›