Turizmi në Greqi nxit trafikun e drogës, kapen 14 kg marijuanë
Policia Kufitare në Kakavijë ndalon Minella Xhogun për trafik droge. Trafikanti ishte emigrant në shtetin fqinj. Hetimet kalojnë tek Krimet e Rënda
GJIROKASTËR – Shtimi i fluksit të shtetasve të huaj që pushojnë në plazhet greke ka shtuar kërkesën për lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, duke ri-aktivizuar linjat e trafikut me Shqipërinë. Pas arrestimit të shtetasit Arben Kaçori pasditen e së enjtes, vetëm rreth 12 orë më vonë, një tjetër tentativë për kalim lëndësh narkotike drejt Greqisë është regjistruar në pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëjnë të ditur se, dje në mëngjes, është ndaluar në kushtet e flagrancës shtetasi Minella Xhogu, pasi në automjetin e tij me targa greke, u gjetën rreth 14 kilogram drogë, e llojit marijuanë.
Ngjarja
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kakavijë, në bashkëpunim me agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Reno Laguna me targa greke MYB 7462, me drejtues mjeti shtetasin Minella Andrea Xhogu, lindur dhe banues në Selenicë Vlorë , aktualisht emigrant në Athinë, kanë konstatuar se poshtë kofanos së këtij automjeti kishte disa pako të mbështjella me letër natriban të futura në thas paltsmasi. Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor së bashku me Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, ku nga kqyrja e automjetit rezultoi se në pjesën e motorit kishte 5 pako të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë. Në pjesën e poshtme, në shasi, kishte edhe 11 pako të tjera të njëjta me të parat. Në përfundim të kontrollit së automjetit, u evidentuan gjithsej 16 pako, të cilat shkojnë nga 800 gramë deri në 1 kilogramë secila prej tyre. Sipas zëdhënësit të Policisë së Qarkut Gentian Mullai, sasia e lëndës narkotike ishte rreth 14 kilogramë. Ky shtetas udhëtonte nga Vlora për në Athinë.
Hetimi
Sasia e marijuanës kishte destinacion tregun grek. Nga ana e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër u bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i automjetit në cilësinë e provës materiale si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Minella Xhogu, për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, Materialet në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Pak orë më parë, mbrëmjen e së enjtes, në vijim të operacionit të koduar “Asgjësimi”, sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, bëri të mundur kapjen në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës të shtetasin Arben Kaçorri, lindur dhe banues në Tepelenë. Ndalimi i tij u bë, teksa ai po transportonte me mjetin e tij tip Mercedes, me targa TP 22 44 B, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe marijuana, me peshë 4.3 kilogram. Edhe çështja në ngarkim të tij po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet.
Asgjësimi i Canabisit, arrestohet i pari kultivues
VLORË – Pas disa rastesh të asgjësimit të lëndëve narkotike në rrethin e Vlorës, prangoset për herë të parë një nga kultivuesit e “Canabis sattiva” në mbjella në tri parcela toke në pronësi të tij. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, tha se Kastriot Koçiu u kap në banesën e tij, në fshatin Dushkarak, 25 km larg qytetit bregdetar pas një aksioni të policisë, që zbuloi dhe asgjësoi 424 rrënjë bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në tre parcela toke, që rezultuan në pronësi të 44- vjeçarit. Krahas kësaj, policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të premten në mesditë edhe 300 rrënjë “Canabis sattiva”, të cilat ishin kultivuar në afërsi të fshatit Treblovë, në vendin e emërtuar “Përroi i Veizajve”. Deri më tani nuk ka patur asnjë të arrestuar, megjithëse janë asgjësuar me qindra lëndë bimësh narkotike.
28 Qershor 2008