E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma e kryeprokurores prek dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda



TIRANË – Reforma e kryeprokurores Ina Rama ka prekur dhe strukturën me të cilën krenohej deri dje institucion i akuzës. Kryeprokurorja vetëm pak ditë më parë ka vendosur të ndryshojë drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në këtë institucion të rëndësishëm të akuzës u zhvillua dje paradite ceremonia e prezantimit të kryetarit të ri të kësaj prokurorie, Olsian Çela. Burime zyrtare thanë për gazetën “Albania” se prezantimin e Çelës e ka bërë kreu i organit qendror të akuzës, Ina Rama. Prokurori Olsian Çela zëvendëson në këtë funksion Adnand Kosovën, i cili e mbante këtë post nga viti 2004, kohë kur nisi nga funksionimi kjo strukturë e specializuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale. Emërimi i prokurorit Çela në këtë detyrë u firmos një ditë më parë nga kryeprokurorja Rama, pas komandimit të Kosovës prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

28 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›