E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet për vdekje 59-vjeçari

 

ELBASAN - Një 59-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend nga përplasja me një automjet në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mbrëmjen e së shtunës. Viktima është transportuar menjëherë në spital nga ana e drejtuesit të mjetit, Tomor Muça, por në spital mjekët kanë pohuar se kishte ndërruar jetë. Policia e mbërritur në vendngjarje dhe pranë spitalit kirurgjik ka shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë drejtuesin e mjetit. Nga ana tjetër ka nisur puna për identifikimin e viktimës, i cili në momentin e aksidentit ka qenë i vetëm. Deri në orët e vona të mbrëmjes, ai ka qëndruar në ambientet e morgut të Elbasanit deri sa të afërm kanë mbërritur për të identifikuar 59-vjeçarin Vasil Pëllumbi, banues në komunën e Bradasheshit, 5 km larg qytetit të Elbasanit.       a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›