Aksidentohet tekniku i minierës
BULQIZE – Aksidentohet në minierë tekniku 42-vjeçar, Myslim Daxha nga Fushë-Bulqiza.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, në zonën D të një galerie private, pak kilometra mbi qytetin e Bulqizës. Një pakujdesi e rastit, sipas policisë ka bërë që tekniku i minierës të rrëzohej duke përfunduar në një trimozhë. Në bazë së të dhënave të policisë, në momentin e aksidentit Daxha nuk po punonte, por po lëvizte drejt fundit të galerisë. Ndërkohë, burime të tjera jozyrtare pohojnë se në momentin e aksidentit 42-vjeçari ndodhej në frontin e punës dhe po sigurohej që të mos kishte shembje në galeri. “Ai po kontrollonte me levë frontin e punës, thanë minatorët. Befasisht kanë rënë gurë të përmasave të mëdha, të cilat bllokuan në fund të tunelit Daxhën. Megjithëse rreziku ishte i madh, brenda pak minutave e nxorëm atë nga masivi. Ishte në gjendje kritike për jetën. E dërguam me shpejtësi në spital, por nuk iu dha asnjë ndihmë. Këtu nuk ka as mjekë e as ilaçe”. Rreth orës 13:00, një helikopter ka bërë transportimin e minatorit drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se ndodhet jashtë rreziku për jetën. e.d