E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Reforma, jo nën diktatin PD-PS

Grupi parlamentar i PDK-së jep alarmin për krijimin e një pakti të fshehtë mes PD-së dhe PS-së për çështjen e reformës zgjedhore në vend. 

Deputeti i PDK-së, Ndue Shpani deklaroi se, “nisja me procedurë të përshpejtuar të procesit të reformës zgjedhore, me dy drafte të gatshme ndërmjet PS-së dhe PD-së tregon për një pakt të fshehtë mes dy partive të mëdha dhe kjo është një diçka për t’u shqetësuar, pasi kjo reformë mund të realizohej kundër partive të tjera parlamentare”. PDK-ja kërkoi që maxhoranca të marrë një vendim të përbashkët dhe të ketë rolin e saj kryesor në realizimin e reformës zgjedhore në vend. “Ne si parti kemi shqetësime në lidhje me këtë pakt të fshehtë dhe kërkojmë që maxhoranca të luajë rolin e saj në miratimin sa më të shpejtë të kësaj reforme”, deklaroi Shpani. PD-ja dhe PS-ja janë shprehur se, kanë gati draftet për realizimin e reformës dhe se duhej të votohej komisioni brenda muajit korrik, gjatë këtij sesioni parlamentar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›