Tentojnë vetëflijimin gratë e hequra nga reforma e ARMO
Rreth 30 ish-punonjëse, të prekura nga reforma në ARMO, kanë kërcënuar me vetëflijim.
BALLSH/ MAJLINDA RAMA
Ato janë mbledhur dje në ambientet ku kanë punuar, duke thirrur se do të hidheshin nga kulla e kokësit të uzinës nëse nuk do të ketë zgjidhje pozitive për to.Ashtu si kishin paralajmëruan 5 ditë më parë, për ndërmarrje të akteve më të rënda se protestat paqësore, punonjëset janë ngjitur dje njëra pas tjetrës në kullën 30 metra të lartë. Me vete ato kanë marrë edhe shishe benzine, me të cilën njëra prej tyre ka lyer edhe trupin, duke kërcënuar se do të digjej. Mbërritja e policisë nuk ka mundur të ndalojë “rebelimin” e ish-punonjëseve, por pas negociatave dhe keqësimit të gjendjes shëndetësore të disa prej tyre, prej gazrave helmuese të uzinës në atë lartësi, ato kanë mbyllur protestën. Protesta e djeshme erdhi pas një sërë grumbullimesh në heshtje përpara uzinës për disa ditë rresht të ish-punonjëseve. Dje, para se të ngjiteshin në majën e kullës, një përfaqësi e 188 grave të reformuara, kanë zhvilluar një takim me drejtorin e uzinës, Gramoz Nazëraj. “Do të shohim disa mundësi për ju dhe në rast se vendosim ndonjë ndryshim, do t’ua komunikojmë sipas ligjeve dhe rregullave që janë në fuqi. Nuk është nevoja të protestoni, pasi ju të gjithë e dini që kjo protestë është e paligjshme dhe antidemokratike. Të gjithë ne duhet të ndërgjegjësohemi që kjo reformë do të bëhet, duam apo nuk duam ne”, u ka thënë protestuesve Nazëraj. Por sapo kanë dalë nga zyra ato janë drejtuar në repartin e kokësit, e cila është një nga pikat nevralgjike të uzinës. Plot 30 prej tyre në shenjë proteste kanë hipur në kullat e quajtura kamrat e kokësit, të cilat janë të mbushura me 2000 metra kub gaz dioksid karboni dhe 400 tonë koks. Sipas tyre, qëllimi i këtij vetëflijimi nuk është trembje e pushtetarëve, por fakti që nuk gjejnë rrugëzgjidhje tjetër për të jetuar. “Na kanë gënjyer sa u ka dashur qejfi. Tani nuk do të lëvizim deri në vetëflijim. Këtu do të vdesim të gjitha, sepse nuk kemi mundësi tjetër jetese as për vete, as për fëmijët. Na ka fyer shumë qëndrimi i pushtetarëve. Do të hidhemi që këtej, sepse kësaj qeverisjeje i duhet dhënë një mësim”, ka bërtitur me të madhe Vasilika Mërtiri, teknologe, e cila prej më shumë se 25 vjetësh punon në uzinë. Tentativës së forcave policore të mbërritura në vendngjarje për t’u afruar, gratë kanë kërcënuar duke përdorur edhe benzinën e marrë me vete, edhe pse kishin të bënin me një repart, kullat e të cilit mbanin brenda sasi të mëdha lëndësh të rrezikshme. Pas pak, prej avujve të gazit karbonik në lartësinë e kullës pesë prej grave kanë mbetur pa ndjenja. Menjëherë kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë bërë shoqërimin e të sëmurave për në spitalin e Ballshit, prej të cilave Qelibare Qerimi dhe Afërdita Mici janë paraqitur në gjendje më të rëndë. Sipas mjekut Qemal Shehu, ato ishin intoksikuar me gaz karbonik, por pas ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tyre është përmirësuar. Ndërsa mësohet se krerët e policisë së Ballshit do të nisin procedimin penal për gratë për shkak të pengesës së punës.