Matura Shtetërore u mbyll
Andon Andoni
Në këto ditë të fundvitit mjaft prej familjeve shqiptare, apo më saktë mbi 33 mijë të tilla e kanë të lidhur fatin e ditës me atë që tashmë është konsoliduar si “Matura Shtetërore”. Sigurisht gjersa është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të jetës së një maturanti që do hyjë nesër në portat e jetës, shqetësimi prindëror, vëllazëror e farefisnor mund të jetë i përligjur.
-Ç’bëre për provimin e djalit, more vesh ndonjë gjë?!
Dhe pas sentencës “more vesh ndonjë gjë” nënkuptohet më së shumti ndonjë pësh-pësh a ndonjë rrjedhje, lajthitje e informacionit që të fut në brendinë e sekretet të quajtur test a tezë provimi, prej nga mund të mësosh më saktë ku mund të informohesh jashtë ligjor) për përmbajtjen e saj, për çelësat zgjidhës të testit, për emrat e njerëzve që e kanë në dorë “kopsitjen e punëve” që vajza dhe djali maturant të arrijnë....majat e rezultatit. Pse a nuk ishte e mundur kjo gjë disa vite më parë, ku u zhbiruan dhe u publikuan teza, njerëz që bënin pazare me to, miq dhe vip-a që kontrollonin gjithë procesin para do vitesh etj., etj?
Dhe gjersa ishte e mundur, sipas sjelljes së njerëzve që i miklonin këto punë në të shkuarën, s’ka pse kjo mundësi të jetë kthyer në zero! Ndaj dhe pyetjet e gjithëkohëshme “ç’do bëhet për provimin e Maturës për djalin e vajzën?”, janë doemos në rendin e ditës për mbi 33 mijë familje shqiptare.
Jam i sigurt që forca tërheqëse e këtij “tundimi” duhet të ketë qenë e madhe që nga pragu i datës 9 qershor deri në ditët që shkruajmë për këtë çështje dhe kur është mbyllur provimi i matematikës.
Qoftë edhe me një frazë si kjo e mësipërmja. Duke e lidhur atë edhe me të qenit sa më afër procesit, madje pjesë edhe e strukturave përbërëse në Maturën Shtetërore.
-Je dhe drejtor në Ministrinë e Arsimit, drejtues në Zyrën Arsimore e në shkollën e mesme....dhe ... nuk di gjë ?! Ky ishte një realitet që tani e prekin të gjithë me dhe pa interesa të drejtpërdrejta në të.
Matura u mbyll për lëndët letërsi dhe matematikë.
Ajo shënoi për këtë vit disa hapa përmirësuese të dalluara dhe të pranuara nga grupet e interesit dhe që me të vërtetë, falë këmbënguljes së strukturave shtetërore pjesëmarrëse në proces, shënuan një zhvillim më të ngritur pozitiv se edhe një vit më parë.
Gjithkush u njoh me faktin se provimet e këtij viti u përqendruan në zonat e mëdha urbane dhe ku nxënësit e komunave të largëta, në orën dhe vendin e caktuar ishin të barabartë mes të barabartëve për kryerjen e detyrimit në përballjen me testin matës të dijeve të tyre, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.
Sipas specialistëve të lëndëve, edhe në aspektin e testit ai këtë vit ishte shumë më i plotë dhe i konsoliduar duke shmangur në maksimumin subjektivizmin korrigjues. Çelësat e vendosur e mundësojnë tashmë një gjë të tillë duke unifikuar korrigjimin në një përqindje të admirueshme dhe duke iu shmangur subjektivizmit të mundshëm, sidomos për pjesët krijuese të përgjigjeve të nxënësve. Pjesëmarrja e njëqindepesëdhjetë korrigjuesve të ndarë në katër qendra si në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Fier ishte një tjetër mundësi ruajtje të informacionit në fazën e korrigjimit, por përpos kësaj në kuptimin formal, edhe procedurat e sekretimit me bar-kode për çdo nxënës është një realitet që e bën me të vërtetë zero, mundësinë e rrjedhjes së informacionit për trajtime të veçanta të një nxënësi në raport me pjesën tjetër etj.
Ballafaqimi i vetë nxënësve konkurrues, që pas përfundimit të provimeve me testet e zgjidhura të publikuar që në orën 12:30 në faqen e internetit të MASH. Matura Shtetërore ishte një melhem për dijet e nxënësve, tashmë të materializuara në testin që niste rrugën e zbardhjes prej dhjetëra hallkash e mekanizmash deri në shpalljen e rezultateve për gjithsecilin që do të ndodhet për provimin e letërsisë, vetëm pas 3-4 ditësh dhe deri në krijimin e institucioneve të tilla si APRIAL (Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Shkollat e Larta) që kanë tërë përkujdesjen e ministrit të Arsimit.
Në sallën e provimit këtë vit u përdorën administratorë, të cilët jo vetëm që nuk kishin asnjë lidhje me shkollën ku zhvillohej provimi, por vinin nga rrethe dhe qytetet të ndryshme.
Ajo që duhet theksuar dhe që mund të përbëjë një nga “problemet e vogla” që u shfaqën edhe këtë vit në ecurinë e Maturës ishte shpesh indiferenca e administratorëve e demonstruar në ndonjë klasë.
Por mbi të gjitha ajo që shënon fillesën e një kulture të domosdoshme në realizimin e këtij procesi dhe ku marrin pjesë shumë faktorë dhe aktorë në realizimin e tij, është fakti shumë domethënës që një nga nxënëset “grindavece” të një shkolle në kryeqytet kishte protestuar duke kërcënuar se do braktiste provimin nëse në klasë tregohej nga “dashamirës” vajza, djem dhe administratori i atjeshëm, më së paku, nuk ishte në gjendje të vendoste “qetësinë” e përcaktuar, kjo edhe në rregulloren e Maturës dhe të shpërndarë si informacion përmes Guidës në të gjitha shkollat e vendit.
Duket se për herë të parë po krijohet kultura e domosdoshme edhe tek nxënësit për individualitetin e vlerësimit të dijeve të tyre kur konkurrenca e pandershme e pësh–pësh-eve e penalizon këtë nxënësit të etiketuar, pse jo edhe egoist.
E ndërsa dy provimet e Maturës Shtetërore tashmë kanë ulur siparin, nuk ka se si të mos vësh re përkujdesjen dhe angazhimin e qindra mijëra vetëve pjesëtarë të shkollave, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave të Arsimit, që prisnin tezën në një natë pagjumësie dhe kthenin rezultatet e provimeve po të nesërmen në një tjetër kohë të pagjumë. E duke lakuar kaq shumë këtë kohë të pagjumë, m’u kujtua një histori sa e largët dhe e vërtetë e ndodhur në kohën e Ali Pashë Tepelenës, me të cilën dua t’i mbyll këto radhë:
“Një fshatari që dremiste nën hijen e rrapit diku në krahinën e Tepelenës i vodhën kalin. U ankua dhe bërtiti. Qau dhe këlthiti ndaj hajdutëve që e patën lënë në këmbë. Protesta shkoi deri në veshin e Vezirit.
- Ku i kishe sytë kur të vodhën kalin, - iu hakërrye pashai, - ç’po bëjë zotërote në atë kohë?
- Po flija, - ia ktheu fshatari, - pasi e di që kur fle unë për mua ri zgjuar Pashai me të madht e tij...”
Shumë është ndenjur zgjuar edhe për këtë aksion të madh të këtij viti për atë që tashmë është kthyer në një institucion të palëkundshëm e të pavjedhur, Maturën Shtetërore.