Tropojë, “lulëzon” kanabisi, asgjësohen në një ditë 3 parcela
TROPOJE - Policia e Tropojës ka kryer dje një aksion në zonat e thella të saj, duke asgjësuar tre parcela të mbjella me bimë narkotike.
Sipas burimeve, u asgjësuan 1256 rrënjë kanabis sativa në fshatin Curraj i Epërm, në komunën e Lekbibajve. Policia ka realizuar këtë aksion pas sinjaleve që kishte siguruar më parë në rrugë operative. Informacionet e mbërritura tek inspektorët që mbulonin zonën e Lekbibajve, bënin me dije se sërish sivjet ishin mbjellë parcela me drogë. Bima e asgjësuar ishte në fazën e rritjes. Edhe në vitet e mëparshme, policia e Tropojës ka identifikuar e më pas asgjësuar parcela të veçuara në brigje përrenjsh, por në toka pa zot. Bimët e gjetura dy ditë më parë, ishin mbjellë në një tokë të tillë, duke e bërë të vështirë arrestimin e poseduesve të saj. Policia tha se, është duke punuar për identifikimin e personave që po kultivonin rrënjët e prera. Gjatë 10 viteve të fundit në këtë zonë të thellë, favorizuar edhe nga mosprania e policisë, mbjellja e bimës së kanabisit është kthyer në një fenomen. Dy vite më parë policia mundi të hyjë në zonë me helikopter, ku u asgjësuan mbi 22 mijë rrënjë të bimëve narkotike. j.h