Shkurtimi politik i Ramës
Edmond Arizaj
Partia Socialiste është bërë për të ardhur keq. Dhe jo vetëm pse prej disa muajsh po luan rolin e mashës së Partisë Demokratike, për t’i nxjerrë kësaj gështenjat nga zjarri. Natyrisht lajmi kryesor i javës së kaluar ishte intervista e ambasadorit amerikan në Tiranë, që nuk pajtohej me moskalimin ...e dekreteve të Presidentit në Kuvend. Sa për kujtesë, ishte fjala e po këtij ambasadori që përshpejtoi (për të mos thënë vendosi, sepse e zhbëjmë shumë parlamentarizmin e pavarur shqiptar) heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu. Pavarësisht kësaj, Partia Socialiste vazhdon të hedhë “ide” që tek e fundit zbehin kompetencat e Presidentit, ndërsa PD-së nga ana e saj nuk i mbetet gjë tjetër, veçse t’i mbështesë. Kjo mënyrë e re e të bërit politikë nga Partia Socialiste duket sikur i ka hequr asaj edhe mundësinë e vetme e të qenit opozitë, atë të kundërshtimit të paktën gojarisht ndaj vendimeve apo kërkesave të dyshimta të maxhorancës. Teksa duket se është veçse një partizë aleate e PD-së, e cila sjell propozime që për çudi nuk shkaktojnë reagim apo debat tek kundërshtarët, por mirëkuptim të plotë.
Një tjetër lajm i emetuar me tam-tame të rënda javën e kaluar, ishte edhe dorëzimi i teserave të disa anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat. Informacioni u dha fillimisht nga një televizion ngjitur me Ramën për 200 anëtarë të larguar. Më pas në një TV tjetër pranë Ramës, me 400 anëtarë të larguar. Ndërsa pamjet filmike paraqitnin tjetër gjë; një grup prej rreth 20 vetësh, kënaqësia më e madhe e të cilëve dukej se ishte dalja në ekran. E çuditshmja ishte se televizioni ngjitur pas Ramës, as kishte marrë mundimin për të qenë sado pak i balancuar, duke brohoritur këtë arritje të PS-së, njësoj si vjedhjen e orës së Xhorxh Bushit. Në ekranet e tjerë u mësua, nga prononcimi i eksponentëve të tjerë të LSI-së në Berat, se këtyre të fundit u ishin ofruar shuma lekësh për të braktisur demonstrativisht LSI-në. Për më tepër në TV kampion të lajmit të fundit, përveçse nuk u dha lajmi i një dite më parë (pra akuzat për blerje), nuk u dha as lajmi i një viti më parë, sipas të cilit kreu i LSI-së në Berat ishte shkarkuar sepse nuk kishte pranuar të votonte si kryetar të këshillit kandidatin e PS-së, por atë të PD-së.
Gjithsesi, këto janë marrëdhëniet që ndërtojnë vetë mediat dhe drejtuesit e tyre. Në Shqipëri, nuk ka ndonjë media tërësisht të pavarur. Ka media të shkatërruara, por jo të pavarura. Por disa prej tyre arrijnë të jenë të ekuilibruara duke mos u bërë asfare bajate. Por pavarësisht partizanllëkut mediatik, fatkeqësia qëndron tjetërkund. Qëndron tek ajo qenie pa formë ku është katandisur Partia Socialiste me politikën e saj të re dhe vizionin pa vizion. Cili është dëmi që i shkakton PS-ja LSI-së, kur i blen disa anëtarë, teksa kjo e fundit vazhdon të pranojë në strukturat e saj ish-eksponentë të lartë të PS-së? Njerëz me bagazh dhe me begraund, investimi shumëvjeçar i të cilëve në politikë dhe në strukturat qeverisëse nuk u mor parasysh nga Rama, por u zëvendësua me njerëz gati pa identitet. Cili është përfitimi i PS-së kur ajo trumbeton largimin e ca pak anëtarëve të një partie të majtë (siç duhet të ishte edhe PS), që gjithsesi ishin me të verdhë, ndërsa bën marrëveshje pas marrëveshjesh me Partinë Demokratike? Për Partinë Socialiste do të ishte shumë herë më frytdhënëse nëse me të do të bashkoheshin të zhgënjyerit nga PD-ja. Ky do të ishte një test i mirë edhe pse nuk ka paraqitur asnjë alternativë në tre vjet, megjithëse nuk paraqet asnjë garanci për socialistët e vërtetë, PS-ja shihet ende si një mundësi.
I zënë me turin e tij të mbjelljeve (në shtator nis ai i korrje-shirjeve) Rama po humbet përditë fuqinë dhe besimin politik, atë që ndonëse me skepticizëm ia dhanë dhe e mori tre vjet më parë. Socialistët pritën me shpresë për një talent gjigand të politikës, i cili do të dinte të përballej me pozitën dhe sidomos me Berishën, teksa vërejnë me dëshpërim se kryetari socialist vuan edhe nga nanizmi politik, përveçse nga deliri i madhështisë dhe i unë di dhe bëj gjithçka.