Aksidentoi 3 persona,arrestohet
KAVAJE-Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Kavajës, pasi duke drejtuar mjetin e tij në krah të kundërt të rrugës ka aksidentuar për vdekje 3 persona që ndodheshin në një tjetër makinë. Sipas një njoftimi për shtyp nga Policia e Tiranës, mësohet se është arrestuar Idajet Patoshi, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, duke qarkulluar në segmentin rrugor Kavajë-Durrës, në afërsi të fshatit Qerret, me automjetin tip kamion "Man", me targë KJ 3365 A, ka përplasur automjetin tip "Golf", me targë greke NZZ4160, i drejtuar nga Çelnik Dashi, 26 vjeç. Për pasojë kanë gjendur vdekjen drejtuesi i "Golfit", Fatjona Alliu, 18 vjeçe dhe Gëzime Alliu, 50 vjeçe, të gjithë nga Librazhdi, si dhe është plagosur rëndë Fatmir Alliu, 58 vjeç.