Aksidentoi 50-vjeçaren, arrestohet pas dënimit
KUÇOVË- Një 50-vjeçar nga Kuçova është arrestuar dje nga policia pasi është gjetur fajtor nga gjykata për një aksident të ndodhur një vit më parë në Kavajë. Fatmir Xhemo është shpallur fajtor për aksidentin rrugor në aksin Durrës- Kavajë të ndodhur marsin e kaluar. Mësohet se ai ka shkaktuar aksidentin e një gruaje të moshuar, e cila ka ngelur e plagosur rëndë. Pas këtij aksidenti drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes por ekspertiza dhe dosja hetimore kanë përfunduar në gjykatë ku Xhema ka marrë dënimin. Sipas policisë, gjithçka kishte ndodhur për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjetit, ndërkohë që ky i fundit i është shmangur drejtësisë. Pas referimit të dënimit në policinë e Kuçovës, kjo e fundit ka kryer arrestimin e 50-vjeçarit, i cili pritet që të transferohet menjëherë në burg.