E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi 79-vjeçarin, arrestohet

Aksident rrugor / foto arkiv

Një 79-vjeçar është përplasur për vdekje nga një mjet mesditën e djeshme, në zonën e Kamzës.

Aqif Doda, 79 vjeç, banues në qendër Kamzë, është goditur nga automjeti tip Benz me targa TR 7581I, i cili drejtohej nga Fatmir Çaushi, 54 vjeç.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin Nënë Tereza, ku ka ndërruar jetë disa orë më pas, për shkak të plagëve të rënda.

Policia ka arrestuar në vendngjarje drejtuesin e mjetit. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›