E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita ne Vendet e Ulta Meta takime me deputete socialiste

Në kuadër te vizitës se tij dyditore në Vendet e Ulta, Kryetari i LSI-së Ilir Meta, zhvilloi një sërë takimesh politike me qëllim rritjen e bashkëpunimit politik mes LSI dhe forcave politike te këtij vendi themelues të BE si dhe për të lobuar në interes të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. 

Gjatë takimit me eurodeputetin liberal Hans van Baalen,  Meta u shpreh se Shqipëria po përjeton zhvillime pozitive politike kohët e fundit, dhe se nëse axhenda avancon me ritme më të shpejta në realizimin e reformave, ajo do ta meritojë statusin e kandidatit brenda 2012. 

Ne kete drejtim z. Meta kërkoi mbështetjen e eurodeputetit van Baalen në strukturat e Parlamentit Evropian për statusin kandidat duke kujtuar njëkohësisht se pas liberalizimit të vizave shqiptaret u sollën si qytetarë të vërtetë evropiane. 

Meta dhe  Van Baalen vlerësuan se Shqipëria është në rrugën e duhur por se në këtë moment nevojitet ritëm më i shpejtë për te mos humbur me tepër kohë dhe energji. 

Kreu Meta u prit gjithashtu në Parlament nga deputeti socialist Harry van Bommel. Gjatë takimit Meta vlerësoi angazhimin e socialistëve të Vendeve të Ulta për rajonin dhe integrimin evropian të të gjitha vendeve. 
Në këtë kuadër ai kërkoi mbështetjen e Partisë Socialiste për miratimin e statusit te kandidatit brenda ketij viti.   
Gjithashtu, u shpreh gatishmëria për forcimin e marrëdhënieve mes LSI dhe SP. 

Në përfundim te vizitës së tij, kreu i LSI-së Meta u prit në selinë e Fondacionit të Partisë Laburiste “Alfred Mozer” në Amsterdam nga Drejtori i FAM , Arjen Berkvens. 

Gjate takimit, z . Meta vlerësoi bashkëpunimin në vite midis mes tyre dhe shprehu gatishmërinë për të rritur aktivitetet e përbashkëta ne interes të pjesëmarrjes më aktive të të rinjve në politikën shqiptare. 
Nga ana e tij, Berkvens u shpreh se Partia Laburiste e mbështet fort zgjerimin e BE drejt Ballkanit dhe se e ardhmja e Shqipërisë është anëtarësimi në BE. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›