Ekstradohet nga Greqia, kërkohej për vjedhje

Ekstradohet, foto arkiv
Një 26-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga policia greke pasi është dënuar nga drejtësia shqiptare për grabitje.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ka bërë dje ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë të shtetasit Zamir Malaj, lindur në Fier.
Malaj kërkohej nga policia, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar atë me 5 vjet burg në vitin 2010, pasi akuzohej për vjedhje.
Malaj është shpallur fajtor, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vjedhur dy makina tip Mercedes Benz.
Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, Malaj u arrestua më 20 dhjetor të vitit të kaluar nga policia greke, e cila e ka ekstraduar atë në Shqipëri. /E.L/